Shkodran Mustafi ishte surpriza e listës paraprake të Joachim Low për Botërorin e Brazilit dhe për mbrojtësin me origjinë shqiptare kjo ishte një surprizë e madhe.
Lojtari i Sampdorias deklaroi se do të bëjë maksimumin gjatë grumbullimit që të bindë trajnerin ta marrë në Botëror.
Afrimi me Gjermaninë sipas tij ka ardhur si rezultat i sezonit të mirë me Sampdorian, teksa shtoi se është i qetë dhe se gjithmonë ka luajtur duke menduar se një ditë do të ketë shanse te Gjermania.
“E kam marr lajmin nga ndihmësi i Joachim Low dhe ishte surprizë shumë e këndshme pas ftesës që pata një muaj më parë”, ka thënë Mustafi për Sky Sport Italia.
“Më duket si një ëndërr e bërë realitet, por tani qëllimi është që të luaj mirë dhe të futem në skuadrën e 23 lojtarëve të cilët do të zgjedhen për të shkuar në Brazil. Nëse shkoj në Kampionat Botëror, atëherë e tërë puna ime e madhe do të shpërblehej”, ka thënë Mustafi.
22-vjeçari shqiptar ka shënuar 1 gol në 31 paraqitjet e tij në Serie A këtë edicion, ndërsa te Sampdoria arriti në janarin e vitit 2012 si transferim i lirë nga Evertoni.
Urime Mustafi.E kuptoj zgjedhjen tende dhe nuk te quaj tradhetar qe nuk zgjodhe Shqiperine.Jo vetem ty por te gjithe ata qe zgjedhin Gjermanine, Italine,Spanjen apo Francen se kane mundesi reale te behen kampion bote.E pakuptim duket zgjedhja e disave per Zvicren,Belgjiken,Maqedonin etj qe nuk kane fituar e kurre s’kane per te fituar.
Suksese Shkodran, shembull per te gjithe ne!
Tradhtar jane vetem ata qe zgjedhin Greqine. Ju jeni patriota.