Gashi zgjidhet lojtari i muajit në Zvicër

10 Maj 2014, 15:35Sport TEMA

Mesfushori ofensiv i Grasshopperit, Shkëlzen Gashi, është shpallur lojtari më i mirë në Superligën e Zvicrës për muajin prill, në votimet e adhuruesve në ueb-faqen e gazetës “Blick.ch”.

Gashi ka mbledhur 33 për qind të votave, duke lënë prapa vetes Serei Dien të Bazelit me 26.4 për qind të votave. Vendi i tretë i ka takuar mesfushorit shqiptar të Luzernit, Jahmir Hyka (15 për qind), raporton Koha.

Votimet në “Blick.ch” janë mbyllur të enjten në orën 18:00, ndërsa ekipit të Gashit, Grasshoppersit nga gazeta “Blick” i dërgohet një çek në vlerë prej 2000 frangash zvicerane për grupmoshat e reja të klubit.

Gashi, 25-vjeçar, është në formë spektakolare. Ai të mërkurën mbrëma shënoi edhe një gol në fitoren 2:0 që Grasshopperi e arriti në shtëpi ndaj St. Gallenit. Me këtë fitore, Grasshopperi e siguroi fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Për Gashin ishte goli i 18-të në Superligën e Zvicrës, ndërsa ka edhe shtatë asiste. Ai është shumë pranë që të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë. Ai ka gjashtë gola më tepër se i dyti në renditje, që është bashkëlojtari i tij Kaio.

Lojtari i kombëtares shqiptare fundjavën e kaluar shënoi katër gola në fitoren 5:0 të Grasshopperit ndaj Jang Boisit.

Grasshopperi tri javë pa mbaruar kampionati zë vendin e dytë në renditje me 62 pikë, katër më pak se Bazeli që kryeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje