Legjenda e Mançester Junaited, Rajan Gigs, beson se Adnan Januzaj dhe Uejn Runi do të shkëlqejnë në Kampionatin Botëror të Brazilit.
Sulmuesi anglez ka pasur probleme me dëmtimet në javët e fundit, mirëpo uellsiani është i bindur se ai do të rikuperohet me kohë për të udhëtuar në Brazil, raporton Telegraf.
Ndërkohë, shqiptari 19-vjeçar zgjodhi të luajë për Belgjikën dhe pritet që trajneri i përfaqësueses belge ta marrë në turneun e madh.
“Adnani është futbollisti që mund t’i japë dritë Kampionatit Botëror, qoftë si titullar, ose edhe nëse futet si zëvendësues.
Ai e qarkullon topin me lehtësi. Është nga ata lojtarë që të gjithë duan ta shohin duke luajtur”, ka deklaruar Gigs.
“Uejn është në kulmin e fuqisë së tij. Ai është një super lojtar. Runi është në një moshë të mirë dhe e di për faktin se mezi e pret turneun.
Ai ka pasur një sezon fantastik dhe është i gatshëm që të shkëlqejë”, ka shtuar Gigs, që aktualisht është trajner i përkohshëm i Junaited.
ROONEY eshte lojtar i fuqishem ,por i mungon Inteligjenca ,nuk besoj qe te shkelqej ,kur behet fjale per nje nga kombetaret me MENEFREGISTE si ANGLIA .
JANUZAJ eshte talent por do te mvaret nga klima qe do te gjeje brenda ekipit ,ku me se shumti BELGET nuk shquhen as per loje inteligjente dhe aq me pak per futboll rezultativ .
Ne se ai nuk bojkotohet nga JENICERET qe perbejne kombetaren Belge ,mund te bjere ne sy ,sidoqofte po ja leme kohes dhe zgjidhjeve taktike te trajnerit .