Superliga shqiptare mbyllet në mënyrë të turpshme

10 Maj 2014, 19:49Sport TEMA

Kampionati shqiptar është mbyllur në mënyrë të turpshme, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë këto vitet e fundit.

Në Korçë, Shkodër dhe Lushnjë, më shumë se sa futboll, është parë një komedi e vërtetë, ndërkohë që ekipi që e ka pësuar më shumë nga kjo, ka qenë Partizani.

Të kuqtë kanë fituar 4 me 2 në Lushnjë falë dashamorësisë së vendasve, të cilët edhe pse kanë kaluar në avantazh të dyfishtë, e kanë lënë komplet lojën dhe për këtë arsye, kryeqytetasit kanë mundur të shënojnë katër herë.

Por, e gjithë kjo skenë ka ndodhur si pasojë e asaj që luhej në Korçë dhe Shkodër.

Kjo, duke qenë se Skënderbeu dhe Vllaznia kanë hapur portat për kundërshtarët e Partizanit në luftën për të marrë pjesë në Ligën e Europës, Laçit dhe Teutës.

Ashtu siç kishim paralajmëruar, Skënderbeu ka toleruar ndaj Laçit, duke bërë që kurbinasit të fitojnë 2 me 1 në fushën e kampionëve dhe të renditen përfundimisht në vendin e 3-të, duke siguruar kështu pjesmarrjen në Ligën e Europës.

Nderi i korçarëve ndaj Laçit vjen për faktin se ekipi kurbinas ka toleruar disa herë ndaj Skënderbeut në sezonet e shkuara, çka ka sjellë që ekipi juglindor të shpallej kampion.

Dhe, nderi duhej shlyer.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Vllaznia.

Duke përfituar nga fakti që Besa nuk ka pranuar të luajë kundër Tiranës, duke qenë se skenarët e kampionatit ishin vendosur në tavolinë, shkodranët kanë toleruar ndaj Teutës, duke lejuar që kjo e fundit të fitojë 3 me një në fushën e shkodranëve.

Me këto rezultate Partizani përfundimisht nuk merr do pjesë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, ndërkohë që tashmë nuk mbetet të shpresohet veçse që Laçi dhe Teuta të mos turpërohen në Europë, siç ndodhi vitin e kaluar.

Durrsakët në fakt duhet të presin edhe finalen e Kupës së Shqipërisë Kukësi-Flamurtari, pasi nëse vlonjatët fitojnë, atëherë Teuta nuk merr pjesë në Ligën e Europës.

Dhe, sipas zërave që qarkullojnë në opinionin sportiv, do të ndodhë pikërisht kështu.

Por, kjo tashmë nuk ka më rëndësi.

Kampionati shqiptar trukohet në dritën e diellit dhe askush nuk merr asnjë masë.

Duke nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila jo vetëm toleron hapur trukimin e kampionatit, por bëhet edhe vetë pjesë e trukimit.

Këtë gjë e bëri me Besën e Kavajës, e cila u sakrifikuar nga Armando Duka në mënyrë që të shpëtohej Tirana dhe Vllaznia.

30 komente në “Superliga shqiptare mbyllet në mënyrë të turpshme”

  1. Ma kap pak prej koke says:

    …gazeta tomorri me lajme te reja, blini …Gazeta tomorri me lajme te reja

  2. genti says:

    Pershendetje ! Jam nje sportdashes i S.K.Tiranes prej mese 40 vjetesh ndaj dhe s’mund te toleroj por as edhe ta pranoj opinionin e shprehur prej gazetarit tuaj se Tirana u shpetua nga F.SH.F. A s’me thote ky palo gazetar se pse Tirana nuk u shpetua qe ne fillim apo gjate kampionatit ? A e keni ndjekur me kujdes kete kampionat? A i kini pare “humbjet” e Tiranes ne 5′ e fundit te ndeshjeve me gola te shenuar nga gjyqtaret e kesaj F.SH.F. qe ju pretendoni se shpetoi Tiranen. TURP qe hidhni balte dhe fyeni dinjitetin e skuadres me superiore te historise se futbollit shqiptar,asaj skuadre qe edhe pse pati tendenca per ta zbritur nga liga superiore diti ne saj te vitalitetit qe e karakterizon te ringrihet dhe t’ia dale e vetme kunder vullnetit te disave ne F.SH.F. apo edhe ne krye te bashkise se Tiranes.Sa per Besen eshte vertet per te ardhur keq qe nje prej emblemave te futbollit tone e detyruan te largohet nga liga superiore.Ju lutem kerkoini falje gjithe sportdashesve te Tiranes per llumin qe guxuat te hidhni mbi te.

    1. mondi says:

      mos ja vej re gento se esht jabanxhi ky miku jon gazetar po nuk e ka mesu akoma historin e tirones dhe nuk esht brezi jon ky ja falim

    2. 1997 says:

      Tirona juaj o palo tifoze te sesemure historikisht eshte favorizuar nga federata. Por po te shikosh futboll me tifozllik kurre nuk e pranon ate qe e di gjithe shqiperia. Tirooooona juaj gjithmone ka qene ekip kurve.

    3. arben says:

      Ka nje rregull ne te berin debat, nuk lejohen asnjehere tifozet (flas ne cdo fush)

  3. aliu says:

    Po mire mo vetem Armando Duka eshte ne shqiperi qe mund te drejtoje federaten Shqiptare??. Edhe zgjedhjet qe ben armando duka i ben si Enver Hoxha pa konkurent dhe me 99.9 % te votave. turp sporti shqiptar turp

  4. xhonnT says:

    Un se kuptoj pse media vazhdon te shkruaje per kete turp. Injorojeni kete kampionat sic e meriton !!!
    Nqf se e bejm kete gje te gjithe bashke ata pederasta qe drejtojne kete federate do zene mend!!!

    p.s. Nuk ka me as trainer as futbolliste profesioniste, si mund ta lesh ndeshjen ne ate lloj menyre pa ta bere syri terr.

  5. robert says:

    Me nje mafioz ne krye te FSHF mos prisni ndershemeri ne futbollin shqiptar.

  6. mondi says:

    po tani po e merni vesh po ka dy dekada qe po tallen me shqiptaret kto plerat federates po ka pas lezet ajo koh fukarenj fukarenj por kishte futboll te ndershem te gjith ishin te fort ne ate koh tirona partizani dynamo flamurtari vllaznia lokomotiva besa apollonia tomorri labinoti luftetari beslidhja skenderbeu a po se harrova se me shum rrinte ne kategorin e dyt se ne te paren skenderbeu po prap respekte se ka nxjer te madhin jani kaci po tja fusesh vetes kur kan nxjer kukesin kup uefa po nejse zoti e boft mir

    1. 100% shqip says:

      o tironso ju rrini dhe thoni jo tirona jo dinamo jo partizoni, ka ik koha e xhaxhit kur ekipet kryeqytetase ju merrnin lojtaret rretheve. tani kush ka pare ec perpara ne kampionat, nuk ka si te funksionoje federata ne nje shtet ku cdo hallke eshte rrumpalle. sic jemi vete kemi shtetin dhe sic eshte shteti luhet edhe kampionati, na pelqen apo jo. ato krahasimet me te shkuaren……….

      1. Solarius says:

        Tirana s’ka pse të përzihet në këtë mes. Tirana ka pasur ç’ka investuar që kur ishte shoqëri private para se të shtetëzohej, ka fituar gjithnjë edhe para Partisë, edhe pas Partisë. Ekipet që i ngriti e i mban shteti janë Dianmoja e Partizani. Tani që s’kanë më udhëheqjen e Partisë, edhe ata kanë njohur oshilacione dhe habiten se pse s’u gjendet pranë dora e shtetit. Ndërsa Tirana pret vetëm që të privatizohet e të çlirohet prej shtetit. Ose së paku, të jepet klubi në përdorim dhe të rikthehen investimet private e jo donacionet për sevap. Kështu që tifozeritë e qyteteve të tjera s’kanë pse i bien më qafë Tiranës, pasi si çdo qytet e rreth dëshiron të ketë ekipin e vet, edhe kryeqyteti e ka të drejtën që të ketë ekipin e vet. Partizani e Dinamoja, pastaj, janë punë partish e ministrish. Aty thoni ç’të doni, nuk ju trazohem. Respekte çdo ekipi që është në fushë për futboll e jo për ideologji!

  7. skenderi says:

    shif turinjt e dukes edhe kampionati ate pamje ka,u ka bo duka si enver hoxha spo e lesho postin,sistem sulltanesh

  8. ari says:

    Drame si ne cdo fushe, asgje nuk ecen si duhet. E keqja ka kapur cdo gje

  9. treviso says:

    E DONI QE JANUZAJ TE LUAJ PER SHQIPERIN……???

  10. Uji i ftohte says:

    Turp i turpshem,ashiqare,Duka ik.

  11. Po mos ndodhte keshtu do ishte me u shqetsu, kjo e sotmja tregon se fubolli eshte i shendtshem te ne,ne fakt sja vlen fare me u mor me futbollin shqiptar shyqyr kto kohe kemi mundesi me pa nga te gjitha megjithse me thone te drejten eshte qelb gjithe anej

  12. Uji i ftohte says:

    E dine te gjithe,ne finale per kupen e Shqiperise Flamurtari fiton Kukesin.

  13. Flamuri says:

    UEFA te mos lejoje asnje skuader Shqiptare te luajne ne kupat e Europes dhe ta shikojne i bejne keto pazare te flliqura vitin tjeter skuadrat dhe federata.

  14. Titi says:

    Me ata te fshf-se dhe me a.duken qe mer milona euro nga fifa dhe uefa per sportet e shkollave,romeve,etj i ben veze,dhe mbahet si bisnezmen i madh.hajdut ordiner rhe katunar.

  15. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nje fjale e urte thote qe :
    “Davaja behet sic eshte i ZOTI “.
    Po cfare presim ne tani te ndodhe kur kemi qe nga 1991 e ketej qe nuk jemi shtet por ANARKI .
    Futbolli si cdo gje tjeter ne shtetin tone si Ekonomia ,shendetesia arsimi Sporti e gjithcka pasqyron Shtetin dhe nuk ka rendesi qe te bejme komente per MASKARADENe radhes .
    As nuk eshte e nevojeshme qe te neperkembin ekipet e TIRANES por duke perjashtuar 17 NENTORIN e dikurshem deri ne nje fare mase ,para viteve 1980 ,qe ishte ne antagonizem me sistemin se pas 1980 edhe 17 Nentori perkrahej nga ai regjim PARTIZANI dhe DINAMO kane qene te perkedhelurit e atij regjimi .
    Une do te doja qe vetem KUKESI te kete organiken e vitit te kaluar se te pakten i kaloi 3 ture dhe na e “MBROJTI NDERIN ” ne se mund te quhet i tille ,se sa per FLAMURTARIN ,SKENDERBEUN me flete apo ku di une tjeter as qe behet fjale se do te kalojne turne apo do te na nderojne .
    Kush me shume e ne DASEM te DJEMVE thote nje fjale tjeter .

  16. Klajdi says:

    Keshtu eshte bere cdo viti pse beni si te habitur ju qe komentoni.Doni drejtesi bojkotoni ndeshjet dhe e shikoni si lujn vendit keta trimat.Mos shkoni ne stadium shume thjesht tani televizioni eshte plot ndeshje nderkombetare keshtu qe e kaloni me mire me birre apo kafe para ekranit.

  17. Al says:

    Ore palo gazetar po qe humbi partizani me durrsin kush ja pati fajin ? Po me lacin kush ja pati fajin ?po me skenderbeun ne tirane pse nuk fitovi po te ishte skuader per ne europe .mos fol me tifozllik o mjeshter thjesht jane ekip I mbaruar.

  18. genti says:

    nje pergjigje per 1997.
    E para fola si sportdashes i Tirones dhe jo si tifoz, e dyta sa per te kaluaren duhet ta dish se kur Tirana “guxoi” ne 1963/1964,1964/1965 te dilte kampione kunder ekipeve te ushtise dhe sigurimit,lojtaret e saj u denigruan dhe u derguan per riedukim ne Sazan apo diku gjetke. Dhe behet fjale per emra si R.Halili,A.Mema,qe ishin nen drejtimin e te madhit M.Alla. a e din ti zoteria “1997” se ne kampionatin e 1966/1967 Tiranen e perjashtuan nga kampionati tre jave para mbarimit dhe “kampione” shpallen Dinamon qe ishte ne vend te dyte. Mesoi mire historite e futbollit shqiptar pastaj mer dhe gjyko “tifozat” e Tiranes

    1. sazan e karaburune ,jane vatanet e mija ,do ti marr se s'eshte pune ,mbrapa me vjen historia .. says:

      GENTI ,po jam dakord kur me permend te tille si FRASHERI ,MEMAT ,ISHKA ,HALILI ,BUKOVIKU ,KAZANXHI ,KASMI , e te tjere por jo 17 NENTORIN e mbas viteve 80 sepse ishte po aq i perkedhelur sa edhe PARTIZANI dhe DINAMO .
      Ne se do fakte te sjell une .

  19. iliria shqiptare says:

    Duka osht pa dinjitet se perndryshe e kishte pas dhon dorheqjen me kohe.Osht nji qenie e ndyt.Shkatrroi sportin flliqsina.

  20. nuri says:

    Sa te drejtohet FSHF-ja nga mafia me ne krye Duken kete lloj karagjoslleku ashiqar kemi per te pare. Pse bejme sikur habitemi ?

  21. Klimax says:

    Trukime dhe askush nuk merr masa????!!!! Do te ishte pak sikur ekipet shqiptare te perjashtoheshin per disa vjet nga aktivitetet nderkombetare. Le te kujtojme Juventusin se ku perfundoj pak vite me pare si dhe rastin e fresket te kampioneve te Turqise. Ne kete situate skandaloze te federates shqiptare nuk do te ishte aspak surprize edhe perjashtimi i kesaj federate nga UEFA dhe FIFA si dhe perjashtimi i perfaqesueses shqiptare te pakten per aktivitetin e ardhshem nderkombetar.

  22. genci says:

    p ketu prisni futboll dhe sport ju!?ka kater vjet qe del korca kampion she ka prishur per 4 vjet rresht tere balancat e kampionatit.ky ekip plackaxhinjsh ka shkayerruar tere futbollin shqiptar.ekip me mercenare,bastexhinj nuk prodhon asnje futbollist per kombetaren,ka kaq vjet qe ben vetem pazare dhe per mua keto kampionate nuk ke c’i do.me RIDVANE ,ZEQO dhe TAKAJ nuk presim me futboll.TURP &FAQJA e ZEZE!

  23. Linda says:

    Flamurtari fitues i Kupes,keshtu flitet me te madhe neper cerdhet e Shqiperise.

  24. Uji i ftohte says:

    Kukesi-Flamurtari 2:3,finalja e kupes,pra ne Europe shkon Flamurtari ndersa Teuta te shkoje me pushime ne Greqi-antare e BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje