Meha: Babë, pa ty nuk do të isha këtu

12 Maj 2014, 15:36Sport TEMA
Meha: Babë, pa ty nuk do të isha këtu

Alban Meha dhe Paderborni i tij kanë shpërthyer në festë. Fitorja e javës së fundit në Bundesliga 2, me rezultatin 2:1 ndaj Aalen, i ka mundësuar mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë dhe të tijve në ngjiten në elitën e futbollit gjerman, për t’u përballur edicionin tjetër me emra të mëdhenj, si Bajern Mynih, Borusia Dortmund e Shalke 04.

Java e 34-të e Bundesligës 2 ka mbyllur gjithçka, duke zyrtarizuar dy skuadra që ngjiten në elitën e futbollit gjerman. Paderborni i kosovarit iu bashkangjit Këlnit. Mesfushori kosovar ka luajtur titullar në këtë takim ndërsa është zëvendësuar në minutën e 83-të.

Pas ndeshjes ai ka festuar me dy flamuj të ngjitur. Në njërën anë të Shqipërisë dhe në anën tjetër të Kosovës. Ai këtë sukses ia ka dedikuar babait të tij, duke e falënderuar me një shkrim që kishte në fanellë. “Babë, pa ndihmën tënde nuk do të isha këtu ku jam sot. Faleminderit shumë”, kishte shkruar Meha në fanellë.

11 komente në “Meha: Babë, pa ty nuk do të isha këtu”

  1. Emer says:

    U prefsh ne paqe gjuha shqipe.

    1. was says:

      @ Emer,
      Mjeran i pist, djaloshi ka arrit sukses te cilin ti as ne enderr nuk e shef more pjerrdhan I keq. Dialekti nuk te ben njeri ore sykuq qe rrin si zbokth para PC e enderron suksesin e ketij djaloshi. Rrespekto tjeret , rrespekto kombin dhe prinderit , sikur ky me larte.

  2. alban says:

    alban emrin e ke 100% shqipëtar,por merru pak me shqipen se më mirë për ty me shqipe standardi

  3. artiles says:

    Me mallengjeu! Bravo, respekti per kombin fillon nga respekti per prinderit!

  4. TOTILA .NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST .- says:

    Rendesi ka qe e ka shkruar shqip ate cka ka dasht ,nuk ka rendesi morfologjia dhe gramatika .
    Shpresojme qe ta ndihmoje edhe me shume ekipin tone kombetar .
    Ne anen tjeter i uroj suksese ne Bundeslige .

    1. Toni KS says:

      Bravo Totila, e paske kapur thelbin.

  5. demokrat says:

    Nje bab i mire edukon edhe nje djale te mire. Bravo Alban, nderon veten, familjen , Kosoven, Shqiperine.

  6. Lazri says:

    Kjo asht gjuha ce na ka msu, o kopili I naimit,
    A e shikjon djalin, nuk eshte kimezi,
    Po e ka kryet e bardh, o anadollak,

  7. TIRONA says:

    Ai te pakten e ka shkruar shqip , e jo anglisht apo italisht. Ai te pakten zgjodhi kombin e tij e jo te gjetiut. Ajo eshte e shkruar ne dialekt e jo ne gjuhe letrare dhe mendoj se ska asgje per tu preokupuar. Por sinqerisht nuk po i kuptoj keto hipokritet qe duan te bejn si njerez te shkolluar dhe shohin dhe gabimet me te vogla nderkohe ketu kemi politikan qe perdorin fjale ne gjuhe te huaja e jo vetem ato por dhe ne qytetaret e thjesht rendomte ne te folurin e perditshem fusim fjale te huaja se na duken interesante.Ne vend qe te pergezojn Albanin qe beri nje arritje te madhe dhe ne krah e ne gjoks ka vetem shqip , tani na dalin keto intelektualet e gjuhes shqipe qe na bejne ironi “u prefsh ne paqe gjuha shqipe”! Po ikni e mesohuni njehere te mos paragjykoni se keni ngel akoma tek koha nver hoxhes o te shkretet ju , qe mendoni se ju beri njerez ngaqe ju mesoi te laheni nje here ne jave. Zoti past meshire per ju o te shkrete. NDERSA TY ALBAN TE FALENDEROJ QE NDEROVE KOMBIN TEND ME PARAQITJET E TUA DHE GJITHASHTY TE FALNDEROJ QE NDJENJAT E TUA PER FAMILJEN I SHPREH NE GJUHEN E MEMES.(e jo si keto te palaret hipokrit)

  8. Mali says:

    Bravo e madhe per kete super futbollist.
    Dhe shpresoj te ja shtypesh hunden shaqos kur te lozesh kundra bajerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje