Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, ka thënë se ai beson se ekipi i tij e ka bërë Evropën që të ketë frikë për sezonin e ardhshëm.
Liverpuli përfundoi në vendin e dytë në Premie Ligë me dy pikë prapa Mançester Sitit, por Roxhers beson se klubet evropiane kanë frikë nga Liverpuli.
“Ndryshimet që kam bërë, për dallim nga dy vite më parë, janë shumë të ndjeshme. Tani Liverpuli është kthyer në një prej ekipeve më të fuqishme në Evropë.
Në dy vitet e fundit kemi tentuar të gjejmë identitetin e ekipit dhe tani edhe Evropa këtë e ka parë dhe ka frikë.
Këtë sezon kemi bërë disa paraqitje të mrekullueshme dhe ne kemi ri-zbuluar shpirtin e vërtetë të këtij ekipi”, ka deklaruar Roxhers.
bli nje qender mbrojtes edhe nje mesfushor qendre te mire edhe vitin tjeter do jesh me i forte
Roxhers provoje nje here te luash ne Europe pastaj flit.Ti ske asnje lidhje me cfare ka bere Liverpuli ne Europe.Vertet ke punuar shume keto dy sezone por mos harro ama, qe titullin kete vit e humbe vetem ti.Ndaj leri fjalet e medha.
Liverpool dha maksimumin. Veshtire perballe nje Man City te pasur pafund. Megjithate deshmoi shpirtin tradicional te futbollit anglez dhe argetoi pafund duke e bere dhe kampionatin interesant deri minuten e fundit. Shpresoj te meremetoj mbrojtjen sepse ndersa eshte makine golash, peson qamet nje kohesisht. I urojme suksese sepse qyteti ka nevoje per nje trofe pas kaq vitesh dhe lavdise ne te shkuaren.