Çfarë kapiteni, prishet me klubin për të luajtur për Kosovën

17 Maj 2014, 15:10Sport TEMA

Dëshira e madhe për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë që Anel Rashkaj të mbetet pa klub. Në fakt, ai tani është në listën e transferimeve dhe pritet të largohet shpejtë nga Sandnes Ulfi. Sipas zyrtarëve të klubit norvegjez, gjithçka ka ardhur pas presionit të madh që i ka bërë Anel Rashkaj kryesisë së klubit të tij, për ta liruar atë për dy ndeshjet e radhës të Kosovës ndaj Turqisë dhe Senegalit.

Krerët e Sandnes Ulfit i dhanë fund situatës delikate me Rashkajn, duke vendosur për ta hedhur në shitje. Lajmin e konfirmoi për mediat norvegjeze zyrtari i këtij klubi, Tom Rune Espedal.

“Rashkaj është në listën e transferimeve. Ne kemi pasur presion të papërshtatshëm gjatë javëve të fundit për ta lëshuar atë për të luajtur për Kosovën. Por, një gjë e tillë gjatë ditëve të fundit arriti kulmin. Kjo nuk ishte aspak profesionale nga ana e Anelit. Për këtë arsye, ne ju bëjmë të qartë se ai tani është në shitje”, ka deklaruar ai pasditen e së premtes, raporton Tribuna. Përveç Rashkajt, te Sandnesi luajnë edhe dy lojtarë të tjerë kosovarë, Avni Pepa dhe Zymer Bytyci.

6 komente në “Çfarë kapiteni, prishet me klubin për të luajtur për Kosovën”

  1. Veriu says:

    Kjo esht atdhe dashuri. Jo si do qyrra !

  2. MERITONI says:

    keshtu duhet vendelindja.
    ky ka qene lojtari me i mire ne loje kunder haitit,te gjitha rastet rrjedhnin nga RASHKAJ.

    nese e don vendin me zemer,nuk eshte e quditshme te mposhten edhe ekipe shume me te forta.

  3. Gjirokastriti says:

    Urojme qe te behet sa me shpejt bashkimi kombetar dhe te gjithe te derdhin djersen per ate qe brezat paraardhes kane derdhur gjak:per flamurin kuq e zi!

  4. suki says:

    Te lumt djalosh , keshtu duhet te sakrifikosh kur behet fjal per atdhe

  5. Tironsi2 says:

    Ky eshte atdhetare si te gjithe kosovaret dardan qe cliruan vendin me sakrifica te medha.I lumte keti cuni i cili duhet te jete shembull per halabaket qe sdine dhe sdojne te luajne per vendin e tyre.

  6. fahri ramadani says:

    1 dit do te bahet 1 komtare deri ateher ban 2 saper ket mesin e arshem bravo se kshtu duhet atedheu jo me ndrru emrin per 1 shtet te huj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje