Krujf: Mesi nuk e fiton dot i vetëm Botërorin

16 Maj 2014, 15:34Sport TEMA

Të papritura ose jo, Johan Krujf vazhdon të lëshojë deklarata interesante, që kanë lidhje direkte me ambientin blaugrana. Këtë herë, legjenda e Barcelonës si lojtar e si trajner, u shpreh se Lionel Mesi i vetëm nuk mund t’i japë kombëtares argjentinase Kupën e Botërorit 2014, raporton Sport News:

“Në Kupën e Botës, fati gjithmonë varet nga futbollistë të mirë, por kjo nuk është garanci për asgjë. I vetëm Mesi nuk mund të fitojë një Botëror”.

Sidoqotë, te potenciali i “La Selecion”, holandezi ka shumë besim, por ndërkohë paralajmëron se ka edhe skuadra të tjera të mëdha në garë për trofeun e Botërorit:

“Argjentina është dhe gjithmonë ka qënë një ekip i fortë, por edhe kjo sërish nuk është një garanci për suksesin, sepse Spanja, po ashtu është e fortë, ashtu si Brazili e Gjermania. Mundësitë janë të mira për shumë skuadra, do të ketë një rivalitet të ashpër”.

Ndryshe nga ç’mendojnë shumë të tjerë, Krujf theksoi në fund se triumfi në një Botëror nuk është një domosdoshmëri për Mesin që të njihet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

4 komente në “Krujf: Mesi nuk e fiton dot i vetëm Botërorin”

  1. vlora.aj says:

    Tashty eshte.

  2. kodra says:

    Ore koqe kanari, po Boterori nuk bohet per te vertetu qe eshte apo nuk eshte Messi lojtari me I mire I te gjitha koherave. Edhe Messi, nuk shkon atje per te marr Boterorin dhe te “noterizoje” vertetimin qe eshte lojtare me I mire ne histori. Ai duhet te shkoje per per t’i dhone Argjentines Boterorin dhe pike. Mire qe nuk kerkoni qe Bota te rrotullohet kur te doje Messi.

  3. 17nentori says:

    Nuk e fit on dot vet . Do ta fit oj me ekipin e vet . Viva la Aaaargjentiiiiina!

    ….as Krujfi nuk e ndjek dot botrorin vetem!

  4. Klajdi says:

    Krujf qe qene nje futbollist i jashtezakonshem,fenomenal.I ke pasur te gjitha me pak fjale ke fillu me cedu je bere si Pele qe kur e krahasojne me te tjere fillon si papagall kam bere kaq e aq gola e plot te tjera.Kjo eshte xhelozi cdonjeri ka vendin e vet ne historine e futbollit dhe kur Messi te perfundoje karrieren do te behen bilancet do jete me i madhi apo me ivogli.Megjithese personalisht per nua eshte me i madhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje