Etrit Berisha, portieri më i mirë i huaj në Serinë A

18 Maj 2014, 14:43Sport TEMA

Sezonin mjaft të sukseshshëm të Etrit Berishës që në vitin e parë në elitën e futbollit italian, e konfirmojnë edhe mediat përtej Adriatikut, që e kanë përfshirë gardianin kuqezi në formacionin e lojtarëve të huaj të Serisë A.

25-vjeçari, i cili arriti të ulte në stol një emër të rëndësishëm si Federiko Marketi, konsiderohet portieri më i mirë i huaj në Itali, sipas sajtit te rendesishem tuttomercatoweb.com. Në  muajin gusht Berisha ishte lojtar i Kievos. Të paktën kështu pretendonte klubi veronez, por  në momentet e fundit ai u transferua në kryeqytet, çka solli një luftë të hapur ligjore mes dy klubeve të Serisë A.

Muajt në vazhdim treguan se Berisha kishte bërë zgjedhjen e duhur, sepse falë edhe disa gafave të Marketit, portieri i kombëtares shqiptare fitoi vendin e titullarit te Lacio, duke u shndërruar numri një i portës bardhekaltër.

Me Berishën në portë, formacioni më i mirë i Serisë A me lojtarët e huaj vijon me Maikon, Henrike Adriano, Albiol dhe Maksimovic në mbrojtje, Strotman dhe Kajeon formojnë dyshen para repartit të avancuar, ndërsa treshja Iturbe, Tevez, Zhervinjo rreshtohet pas sulmuesit të avancuar Higuain, raporton Sport News.

Formacioni 4-2-3-1: Berisha; Maikon, Maksimovic, Albiol, Henrike, Strotman, Kajeon; Iturbe, Tevez, Zhervinjo; Higuain.

7 komente në “Etrit Berisha, portieri më i mirë i huaj në Serinë A”

  1. Rum Kolgeci says:

    Shyqyr inshallah, Allahu te mbrofte o qun!
    Mbase keshtu ne ket menyre e harrojm perfundimisht djallin si mban kyt mbiemer.

    http://goo.gl/GL86Bo

    1. KULUFI says:

      Duhet te shohim sa portiere te huaj ka ne Itali dhe sa luajne ne kampionat.

  2. Shqipo says:

    Nuk eshte Vidal e as Pogba??Kush e ka bere kete formacion???Me siguri sali berisha e ka bere

  3. itreg says:

    Prandaj ha nga 3 petlla jave per jave lacio

  4. Andrea says:

    Aq i mire sa nuk ka ngel ndeshje pa ngrene nga 3 gola ?

  5. Gjirokastriti says:

    E meriton!

  6. si jeni? says:

    Pse nuk shkruani gje per basketbollin?Dje ishte finalja e euroliges.Vetem futball

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje