De Biazi: Futbolli shqiptar është në rritje

19 Maj 2014, 15:03Sport TEMA

Teksa prëgatitet për të përballuar tre miqësore radhazi me përfaqësuesen shqiptare, trajneri Xhani De Biazi nuk nguron që në konferencën për shtyp të bëjë dhe një analizë për sezonin futbollistik në vend, duke treguar në këtë mënyrë që vëmendja ka qënë maksimale në Kategorinë Superiore, si dhe në Kupën e Shqipërisë:

“Komplimente për skuadrat që kanë fituar trofetë këtë sezon në Shqipëri. Komplimente për Skënderbeun që fitoi titullin kampion dhe Flamurtarin që fitoi Kupën e Shqipërisë. Dua të komplimentoj gjithashtu edhe Kukësin për sezonin e mirë, por edhe për finalen e luajtur dhe i uroj skuadrave shqiptare suksese në kompeticionet europiane”.

Më pas, De Biazi, i cili ndodhet në drejtim të kombëtares shqiptare që nga dhjetori i 2011-s bën një analizë të përgjithshme të futbollit shqiptar, duke evidentuar një progres të tij, dhe kjo edhe në aspektin e rezultateve të arritura:

“Shoh rritje të futbollit shqiptar dhe kjo në aspektin e rezultateve. Vjet Skënderbeu dhe Kukësi arritën të shkonin shumë larg në kompeticionet europiane, çka ishin dëshmitarë të progresti të tyre. Gjithashtu, ka rritje edhe përsa i përket futbollit të moshave, me përfaqësueset shqiptare të grupmoshave që kanë arrit rezultate pozitive”.

Njësia matëse e rritjes së futbollit në rang kombëtaresh është prurja e futbollistëve në ekipin e parë. De Dizsi theksoi se tek përfaqësuesja e 21-vjeçarëve ka shumë elementë cilësor, por që për momentin nuk janë gati për në ekipin e parë në aspektin psikologjik dhe fizik, raporton “sport News”. Megjithatë, italiani i stolit kuqezi lavdëroi punën e bëra nga trajneri Skënder Gega në drejtimin e skuadrës së 21-vjeçarëve.

3 komente në “De Biazi: Futbolli shqiptar është në rritje”

  1. Islam Alia says:

    Eshte aq ne rritje sa nuk ka kompani bastesh qe merr guximin ti ofroje ndeshjet shqiptare per baste ?
    Ik mer pepino andej nga ke ardh se te pame edhe ty sa vlen.

  2. albania 4 ever says:

    Mos te haje palla ty . vetem fol ti. ne rritje futbolli shqiptar??? De biazi e shikon renditjen e FIFA’s ti?? Edhe ne kohen e pellazgeve Shqiperia kishte ekip me te mire futbolli se sa ky qe kemi tani….ti vetem mer rrogen pa per futbollin shqipetar dihet tashme…

  3. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    jepi lali se për këtë të paguajn!!
    rreklamë fallco si çdo gjë në shqipëri!!
    futbolli shqiptar në rritje?!?
    arlekin i trashë!ti nuk munde të hysh në botëror me një grup që dhe të ta kishin bërë për hatër nuk kishe për ta gjet!
    yyyysh gomar italian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje