Anderlehti i Besnik Hasit shpallet kampion

18 Maj 2014, 18:23Sport TEMA

Besnik Hasi ia del mbanë. Trajneri shqiptar arriti të udhëheqë Anderlehtin drejt titullit të 33-të kampion në Belgjikë. Edhe pse e mori drejtimin e skuadrës nga Brukseli vetëm në javën e fundit të sezonit të rregullt pas largimit të trajnerit Van Den Brum, Hasi bëri një punë të shkëlqyer në krye të klubit gjatë fazës play-off, duke përmbysur një disavantazh 5 pikësh ndaj Standartit të Liezhit, për t’u shpallur në fund kampion i vendit.

Me këtë sukses 42-vjeçari shndërrohet në trajnerin e parë shqiptar që arrin të fitojë një kampionat të rëndësishëm në Europë. Për t’i vënë vulën titullit, Anderlehti mposhti me rezultatin 3-1 Lokerenin në sfidën e fundit të fazës play-off, duke e mbyllur sezonin në kuotën e 51 pikëve dy më shumë se Standarti i Liezhit, që edhe pse kishte dominuar në gjithë sezonin e rregullt, u dorëzua përballë rekordmenëve të Belgjikës.

Sfida e luajtur në stadiumin “Constant Vanden Stock” të Brukselit nisi në mënyrë fantastike për Anderlehtin, që zhbllokoi rezultatin falë golit të shënuar nga Mitrovic në minutën e 19-të. Megjithatë, me startin e pjesës së dytë gjithçka u ndërlikua për ekipin e Besnik Hasit, pasi në minutën 54 mbrojtësi Van Den Borre shkaktoi një penallti që futbollisti i miqëve Harabaoui e ktheu në gol, duke barazuar rezultatin.

Megjithatë, Anderlehti nuk u demoralizua aspak dhe vetëm tre minuta më pas kaloi sërish përpara me qëndërmbrojtësin Mbemba. Golin që i vuri kapak takimit por edhe titullit të 33-të të Anderlehtit në kampionatin belg e shënoi Praet në të 67-tën. Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat dhe vërshëllima e arbitrit kryesor bëri që të shpërthente në festë një stadium i tërë.

Nëse Anderlehti ja doli mbanë ta fitojë këtë titull, një meritë e madhe i atribohet padyshim Besnik Hasit, që në 11 ndeshje në krye të klubit koleksionoi 8 fitore 1 barazim dhe 2 humbje, duke përmbysyr një diferencë goxha të madhe pikësh ndaj dy kundërshtarëve direkt si Standart Liezh dhe Bryzh.

10 komente në “Anderlehti i Besnik Hasit shpallet kampion”

  1. Pipi says:

    Urime ish futbollistit te Kombetares sone, Besnik Hasi, per kete sukses te madh. FSHF-ja ka rast te mire per te menduar se duhet t’i ktheje syte nga trajneret shqiptare per ekipin tone kombetar.

  2. V.Nazeri says:

    Ky eshte vertet nje lajm I mire per shqiptare t te cilet duhet te krenohen me Besnik Hasin.

    1. raimond vlonjati says:

      Hasi duhet patjeter te vuje te mare. Kombetaren tone,se me De Biazin do diskretitohemi

      Hera e pare ne historine tone qe kemi nje trajner shqiptar kaq te talentuar…dhe duhet qe ta kerkojme ta kerkojme te pakten te vije si konsulent i Kombetares gjate ndeshjeve per Europianin….se kemi ndeshje te veshtira dhe De Biazi eshte komplet i paafte ta drejtoj kombetaren tone

  3. ardi-mamurrzaku says:

    Fantastik Hasi,per te gjithe kampionatin ka kryesuar standardi,erdhi Hasi dhe fitoi,fitoi Hasi.bravo.

  4. leonardi antwerpen says:

    Bravo Hasi
    Para 2 muajve se mendonte kush qe Anderlechti do behej kampion.

  5. MERITONI says:

    BASNIK HASI ka mentalitet te KAMPIONIT.

  6. Scandal says:

    Bravo Hasi te pamundeshmen e bere te mundeshme te lumt

  7. Veriu says:

    Bravo. Kosovari , Po keta te shqipris me asgje pervec vrasje , tritol , Bravo qunav nga kosova

  8. si jeni? says:

    Pse nuk shkruni gje per basketbollin?Dje ishte finalja e euroliges.Vetem futboll

  9. 1 komb 1 kombetare says:

    o VERIU PO PO BRAVO HASIT POR PER BOMBAT E TRITOLIN E SHQIPERIS PSE ERDHE TE BOMBAT E SHQIPRIS NE VITIN 1999 DHE NUK DUROVE DHUNEN E SERBIT PO TI DO JESH NAJ MUT SERBIT CI SHA SHQIPTARET KOSOV SHQIPERI JAN 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje