Luis Van Gal, zyrtarisht trajneri i Mançester Junaited

19 Maj 2014, 15:38Sport TEMA

Luis Van Gal tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Mançester Junaited.

Ashtu siç pritej, Rajan Gigs do të jetë asistent i tij.

Emri i holandezit është përmendur që nga shkarkimi i Devid Mojes dhe tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht si trajneri i Junaited që nga sezoni i ardhshëm.

“Ky klub ka ambicie të mëdha. Edhe unë kam ambicie të mëdha. Së bashku, jam i sigurt se do të bëjmë historinë”, ka deklaruar ish-trajneri i Ajaksit, Barcelonës dhe Bajern Mynih pas zyrtarizimit të emërimit të tij si trajneri i Junaited.

62-vjeçari do ta fillojë karrierën në “Old Traford” pas Kampionatit Botëror, ku do të udhëheqë përfaqësuesen e Holandës.

Në stafin e tij te “Djajtë e Kuq” do të përfshihen edhe dy holandezët tjerë, Frans Hoek dhe Marcel Bout.

Van Gal mësohet se ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Junaited.

3 komente në “Luis Van Gal, zyrtarisht trajneri i Mançester Junaited”

  1. trojani says:

    Me duket se jonuzi yne i mancesterit tani qe e erdhi ky do ri ne stole.si e kocepton van gal futbollin ai s’ka vende ne 11-ce,

  2. Toskeria says:

    NJe fjale e urte thote:”gjellen qe nuk e ha une i rafte miu brenda”.Keshtu edhe per Jonuzajn, nuk me kercet fare nese do te aktivizohet apo do te rrije te ngrohe stolin,me mire kjo e dyta per mua.Na refuzoje te luante per ne, tani nuk na behet vone fare per fatin e tij.

  3. Gezimi says:

    Te shpresojme qe Van Gali te kopjoje stilin dhe punen e shkelqyer te sir Alex-it! Man.UTD eshte nje ekip gjigand, por kohet e fundit me levizjet qe u bene pas largimit te tij, ekipi ra shume, por rrenjet i ka te forta, dhe mjafton nje zgjim, qe te dridhen te gjithe ekipet! Uroj te ndodhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje