PSG është gati të bëjë një mega-ofertë për mesfushorin e Çelsit, Eden Hazard.
Sipas L’Equipe, futbollisti belg mbetet objektivi kryesore i kampionëve të Francës, që janë gati të paguajnë 60 milionë euro për të.
23-vjeçari përmes një deklarate të dhënë këtë javë, ka lënë të kuptohet se nuk e ka në plan që të largohet nga “Stamford Brixh”.
“E di se ndoshta duhet të luaj më mirë në stërvitje, ose në ndeshje. Dua të shënoj më shumë gola dhe ta ndihmoj skuadrën që të shënojë më shumë, dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë”, ka deklaruar Hazard.
Megjithatë, oferta e PSG mund të luhatë edhe mendimin e tij, edhe të klubit.
Le ta shpjene ne 80 ta e le ta marrin.
Nuk eshte ma i mire Gareth Bale se Eden Hazard. Vjet Bale u shit per rreth £85milion(paund)