Ish-sulmuesi i Milanit, Andrei Shevçenko, ka mbështetur drejtuesit e kuqezinjve, Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani, për rikthimin e klubit aty ku e ka vendin.
Sezoni 2013/2014 ishte zhgënjyes për kuqezinjtë, të cilët nuk do të luajnë në Evropë në edicionin e ardhshëm.
Sheva ka vizituar fushën e re stërvitore të klubit dhe ka thënë se është i bindur që Milani do të kthehet shumë shpejtë në majë, raporton Telegraf.
“Është bukur të kthehesh te Milani. Kjo baza e re është e shkëlqyer. Kam pasur disa vite të shkëlqyera në këtë qytet.
Skuadra nuk pati një sezon të mirë, por tashmë ka përfunduar. Klubi duhet të vazhdojë përpara dhe jam i sigurt se Galiani dhe Berluskoni do të bëjnë gjëra të veçanta”, ka deklaruar ukrainasi për Milan Channel.
ne se bojna per lek po- pa lek se bojna