Ronaldo: Do të luaj në finale

20 Maj 2014, 16:43Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është zotuar se do të riaftësohet në kohë për të qenë pjesëmarrës në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Atletikos së Madridit.

“Të shtunën do të jem i gatshëm. Akoma nuk jam qind për qind në formë, por do të jem në finale.

Angazhohemi gjatë gjithë vitit të arrijmë në finale, duke qenë se jemi lojtarë që konkurrojnë në kompeticione të mëdha,  prandaj është normale që trupi nganjëherë e ka të vështirë”, ka thënë 29-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

Kjo do të jetë finalja e parë e Ronaldos me Realin në Ligën e Kampionëve dhe shpreson që t’u sjellë “Mbretërve” ‘La Deciman’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje