Diego Kosta në Serbi për trajtim mjekësor me...placent kali

21 Maj 2014, 15:07Sport TEMA

Diego Kosta provon gjithçka për të marrë pjesë në finale e madhe të UEFA Champions League që do të zhvillohet në datën 24 maj në Lisbonë. Bomberi i Atletiko Madrid që po vuan nga një dëmtim muskular, ka fluturuar drejt Beogradit për t’u vizituar në klinikën e doktoreshës Marijana Kovavecic, raporton Sport News. Sipas mediave iberike, mjekja serbe është eksperte e një metode inovatore në kurimin e dëmtimeve muskulare pasi ajo përdor placent kali tek të dëmtuarit për të përshpejtuar sa më shpejt rikuperimin.

Kjo metodë nuk është njohur nga komunitetet shkencore, por sulmuesi spanjoll dëshiron t’i provojë të gjitha mënyrat për të mos humbur ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij pasi nga mjekët e ekipit iu ndalua kategorikisht aktivizimi në ndeshjen e “Da Luz”.

Diego Kosta vuan prej disa javësh nga dëmtimi muskular dhe kur mendohej se gjithçka e hodhi pas krahëve, ai doli nga “Kamp Nou” me lotë në sy pasi braktisi skuadrën që pjesën e parë. Në të shkuarën edhe Kovacevic, Lampard e Van Persi kanë pësuar dëmtime të ngjashme dhe janë rikuperuar në kohë rekord, prandaj për Diego Kostan, shpresa vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje