Legjenda portugeze, Luis Figo, mendon se Kristiano Ronaldo duhet të fitojë Kampionatin Botëror për të hyrën në listën e futbollistëve të mëdhenj.
“Nëse dëshiron të të mbajnë mend si të tillë, një Kampionat Botëror duhet ta fitosh. Që të mbahesh mend si një nga më të mëdhenjtë, mendoj se është me rëndësi që të luash mirë në Kampionatin Botëror. Nëse e bën këtë me një vend të vogël si Portugalia, kjo të ndihmon.
Ai është ai lojtari më i mirë portugez? Sipas mendimit tim, askush nuk është mbi Eusebion, por ndoshta Ronaldo do të thyejë disa rekorde dhe padyshim se do të mbahet mend.
Portugalia varet shumë nga Kristiano Ronaldo, prandaj gjithçka do të varet nëse ai është në formë ose jo, si edhe nga performanca e tij në Kampionatin Botëror.
Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht. Mendoj se dëshiron ta fitojë Topin e Artë (që ndahet për lojtarin më të mirë në Kupën Botës). Ai ka pasur një sezon fantastik dhe për Portugalinë është numri 1”, ka deklaruar Figo.