Balak: Lëv duhet të largohet pas Botërorit

22 Maj 2014, 15:28Sport TEMA

Mikael Balak mendon se trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, duhet të dorëhiqet pas Kampionatit Botëror të Brazilit.

54-vjeçari e mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2006 nga Jurgen Klinsman dhe ish-mesfushori gjerman, Mikael Balak, beson se pavarësisht nga rezultati në ‘Brazili 2014’, trajneri duhet t’ia lërë postin dikujt tjetër.

“Kontrata me të është zgjatur, prandaj nuk ka nevojë për pyetje shqetësuese gjatë Kampionatit Botëror.

Ky ishte veprim i mençur nga Federata Gjermane e Futbollit, por mendoj se Lëv nuk duhet të vazhdojë më. Presioni dhe barra mbi të do të ishte shumë e madhe.

Ai duhet të shkojë (edhe nëse e fitojnë Botërorin), sepse nuk mund të ketë përmirësime pas fitimit të një Kampionati Botëror”, ka theksuar Balak.

1 komente në “Balak: Lëv duhet të largohet pas Botërorit”

  1. al_man says:

    edhe ti sja ke harruar akoma ato qe ti boni prandaj flet kshu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje