Lojtarët e përfaqësueses së Meksikës do ta kenë të ndaluar duhanin, alkoolin dhe seksin, gjatë Kampionatit Botëror në Brazil.
Këtë vendim e ka marrë trajneri i kësaj përfaqësuese, Miguel Herrera, raporton Telegraf.
“Nëse një lojtar nuk mund të durojë për një muaj ose 20 ditë pa kryer marrëdhënie seksuale, atëherë nuk është i përgatitur për të qenë futbollist profesionist.
Të zhvillojmë Kampionatin Botëror, nuk po shkojmë në një festë”, ka thënë Herrera.
Ndërkohë, kolegu i tij te përfaqësuesja e Italisë, Çezare Prandeli, është duke menduar që t’ua ndalojë futbollistëve përdorimin e rrjeteve sociale.
ksaj i thone pordh me rigon