E ardhmja e Valdet Ramës te Real Valodolid nuk është e sigurtë.
Në klubin spanjoll pritet të bëhet një revolucion dhe të larguarit do të jenë shumë.
Nuk përjashtohet këtu as lojtari i kombëtares shqiptare, i cili edhe vet pak kohë më parë deklaronte se mund të iki nga Valadolid, pasi nuk po aktiviziohet sa duhet.
Ndërkohës, së fundmi në mediat turke shkruajnë se Beshiktas interesohet për 26-vjeçarin, i cili do të ishte i gatshëm të niste një eksperiencë të re në Turqi.