Alban Meha: E kam ruajtur një gol për Serbinë

23 Maj 2014, 13:12Sport TEMA

Mesfushori shqiptar i Paderbornit, Alban Meha, gjatë këtyre ditëve është duke pushuar në Kosovë. Ai ka parë stërvitjen e përfaqësues së Kosovës para miqësores kundër Turqisë, duke dhënë edhe një prononcim për mediat vendëse. Mesfushori ka pohuar se është i ngazëllyer që skuadra e tij, Paderborni, arriti të ngjitej në Bundesligën 1.

“Jam shumë i kënaqur, sepse askush nuk e ka menduar që Paderborni, një ekip i vogël, mund të hyjë në elitën e futbollit gjerman. Nuk e di as vetë sesi ndodhi kjo mrekulli, pasi ishim koshientë se nuk kishim organikë dhe synime për të shkuar aq larg. Tani duam që të qëndrojmë sa më shumë që të jetë e mundur në Bundesligën 1, pasi nuk mund të pretendojmë më shumë sesa kaq”, – ka pohuar Meha.

Meha ka folur edhe për eliminatorët e Europianit 2016, ku, sipas tij, grupi ku bën pjesë Shqipëria është i vështirë, por ekziston edhe mundësia e ndonjë surprize. E natyrisht, Meha ka prekur edhe përballjen me Serbinë.

“Janë shumë ekipe të forta. Ndeshjen e parë e kemi kundër Portugalisë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë, por edhe ekipet e tjera janë shumë të forta, ndaj duhet të shohim se çfarë shansesh kemi. Me serbët, ne që jemi të Kosovës, kemi qejf të luajmë kundër. Normal se kundër Serbisë është gjë e madhe nëse arrij të shënoj një gol”, – thotë Meha.

Kujtojmë që Meha pritet të marrë edhe çmimin e “Lojtarit të Vitit” në Bundesligën e dytë gjermane. Sipas uebsajtit “ligazwei. de”, prej disa ditësh, ka nisur votimi online dhe mesfushori kuqezi kryeson me 51.56% të votave përkundrejt rivalëve të tij.

6 komente në “Alban Meha: E kam ruajtur një gol për Serbinë”

  1. Ilir kokemadhi says:

    Nje zbulim tjeter I de Blasit pas berishes, duhet tjA japim meritat kur I takojne trajnerit

    1. Luan Biçaku says:

      Cfare zbulimi? ishte fati i kombetares sone qe nuk e grumbulloi ndonje shtet tjeter.

  2. Realisti says:

    per fjal Kosovaret jan kampion bote.

  3. Toni says:

    Do i derrmoke serbet u voci i kosoves

  4. Veriu says:

    O Meha mos fol kec per Serbet , se. Rebelat e shqipris , i shesin motrat per plec serb per 200€ , e Po e humbin ket biznis !

  5. Drini says:

    Bravo Veri,e paske mbyllur debatin demagogave.Fenomen per keqeardhje per shqiperin,po realitet i pamohuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje