Anësori i Bajern Mynih, Arjen Roben, ka hedhur poshtë mundësinë për një kalim te Mançester Junaited këtë verë, duke këmbëngulur se nuk ka arsye për t’u larguar nga “Allianz Arena”.
“Mançester Junaited? Ky nuk është opsion për mua. Unë do qëndroj te Bajerni. Pikë.
Nuk mund të mendoj se Bajerni dëshiron të më shesë. Unë sapo kam rinovua rkontratën dhe ne jemi të kënaqur. Do të kishte qenë tjetër histori në rast se unë do të isha i pakënaqur.
Unë do të isha i hapur atëherë për një transferim, për shkak se kam kaluar mirë me Van Galin te Bajerni. Ai ka qenë i rëndësishëm për karrierën time. Van Gal dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar. Po ndihem mirë që nuk do të largohem. Ka zero shansa që të shkoj te Junaited”, ka deklaruar Roben për De Telegraaf.