Kërcënime me vdekje për lojtarin që dëmtoi Luis Suarezin

23 Maj 2014, 14:00Sport TEMA

Futbollisti i Njukastëll Junaited, Pol Dumet, ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët uruguaianë, për shkak të dëmtimit të sulmuesit të Liverpulit, Luis Suarez.

Futbollisti kryesor i Uruguait ka pësuar një dëmtim serioz, për shkak të të cilit iu desh ndërhyrja kirurgjike në gju, dhe për këtë arsye është në dyshim për Kampionatin Botëror.

Ai nuk do të shfaqet që nga fillimi i përgatitjeve me kombëtaren, por zyrtarët e Federatës Uruguaiane të Futbollit shpresojnë që ai të jetë në dispozicion për turneun e madh.

Tifozët fajësojnë mbrojtësin e Njukastëll për atë që po i ndodh yllit të tyre, raporton Telegraf.

“Shpresojmë që të vish ndonjëherë në Uruguai dhe të kalosh kohë të mirë me miqtë e tu, ndërsa për ty, kemi një plumb në ballë… Do të të vrasim…”.

Këto janë disa nga mesazhet që ai i ka marr në Twitter.

 

1 komente në “Kërcënime me vdekje për lojtarin që dëmtoi Luis Suarezin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    SUAREZ ? ,per mua nuk eshte as ne 200 lojtaret me te mire te Uruguajit per te gjitha koherat ,ku do te renditja ,KIXHAN ,MAZURKIEVICIN ,FRANCESKOLIN ,FIGUEROAN ,FORLANIN dhe trajnerin e Uruguajit TABAREZ te cilin e pelqej shume sa per aftesite teknike ,po aq edhe per qetesin edhe vete-permbajtjen te pakten perpara kamerave .
    Nuk do te gezohem me lendimin e Suarezit ,dhe i uroj atij sherim te shpejte ,por nga ana tjeter nuk e dua ne fushe kunder AZURREVE ,te cilet veshtiresite me te medha nder boterore i kane hasur me ekipet latine ,qe renditen poshte Brazilit dhe Argjentines .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje