Neimar: Dua të mposht Mesin në finalen e Botërorit

23 Maj 2014, 15:40Sport TEMA

Sulmuesi brazilian, Neimar, ëndërron një përballje kundër superyllit argjentinas, Lionel Mesi, në finale të Kampionatit Botëror.

Dy lojtarët e Barcelonës janë pjesëmarrës në turneun ‘Brazili 2014’ me kombëtaret e tyre dhe do të përpiqen që ta fitojnë Kupën e Botës.

“Do të përpiqem të luaj me maksimumin tim, ndërkohë që edhe Lionel do të bëjë të njëjtën gjë.

Dhe, pas ndeshjes do të duhet ta urojmë njëri-tjetrin. Këto dy gjëra do të ndodhin me siguri, për të tjerat nuk i dihet.

Kemi biseduar shumë te Barcelona për Botërorin, ndërsa unë vazhdimisht kam thënë se nëse luajmë në finale, ne do të jemi fitues. Mirëpo, edhe ai thotë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Neimar.

2 komente në “Neimar: Dua të mposht Mesin në finalen e Botërorit”

  1. vlora.aj says:

    Shpresojm.

  2. argenti says:

    ik ore qyp se m… do I hash …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje