E ardhmja e skuadrës më të titulluar në vend, Tiranës, vazhdon të mbetet peng i bashkisë së kryeqytetit, që ende nuk është mbledhur për të përcaktuar statusin që do të kenë donatorët Refik Halili dhe Lulëzim Morina, të cilët kërkojnë më shumë kompetenca dhe mundësi shfrytëzimi të aseteve të klubit, për të vijuar sponsorizimin e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
E ndërsa tifozeria bardheblu pret me ankth zgjidhjen e problematikës, lojtarët më të spikatur po tundohen nga ofertat e skuadrave rivale, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europa League. Mesfushori Erando Karabeci, i cili kërkohet edhe nga ish skuadra e tij Partizani, pritet t’i bashkohet Kukësit për aventurën europiane e ndoshta edhe në vazhdimësi, raporton Sport News.
Në fakt një eksperiencë të tillë 26-vjeçari e ka përjetuar edhe gjatë verës së kaluar, teksa iu bashkua nënkampionëve në fuqi për shkak të pezullimit të Musollit. Në kampin kuksian janë të sigurtë për ardhjen e Karabecit, për lidhjen e lojës në mesfushë, ku në fazën e dytë u ndje mungesa e Enkel Alikajt, i cili u largua gjatë merkatos së janarit te kampionët e Skënderbeut.
Një tjetër element thelbësor i formacionit të Gugash Maganit, portieri Ilion Lika, është shumë pranë marrëveshjes me Flamurtarin për ndeshjet e Europa League, pasi kuqezinjtë me angazhimin e sponsorëve turq kanë ambicie të mëdha për sezoin e ardhshëm. Dhe në këtë kontekst nëse ngjarjet te Tirana nuk marrin rrjedhën e duhur, Lika mund të qëndrojë më gjatë në Vlorë.
Rregulloi punet tjera Bashavici dhe la Tiranen pa rregulluar
Ja se kush ka qen Tirona dje, perpara se Lulezilm Basha te vinte ne drejtim te klubit si Kryetar Bashkie
http://www.youtube.com/watch?v=iRl0xbMDHSM
Sot Tirona jo vetem qe nuk arrin dot te konkuroje per titullin ne ligen e pare shqiptare, po as nuk arrin te marre me pjese ne kategorine e pare!!
Basha çdo gje qe ka prekur me dore e ka shkaterruar.
Basha e ka vendin ne burg per vjedhjet qindra milona euro qe ka bere ne ndertimin e rruges se kombit.