Kosova, e pafuqishme ndaj Senegalit

25 Maj 2014, 19:46Sport TEMA

Kosova pëson humbjen e dytë brenda katër ditësh. Pasi u mposht me rezultat të thellë nga Turqia, 1:6, katër ditë më parë, ekipi i Albert Bunjakut u mposht edhe nga Senegali në Gjenevë me rezultat 3:1.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, kosovarët nuk arritën ta ruanin epërsinë dhe u treguan të pasigurt gjatë tërë ndeshjes.

Albert Bunjaku e kaloi në avantazh ekipin kosovar, duke shënuar me kokë, pasi më parë Kristian Nushi gjuajti nga goditja e lirë dhe topi përfundoi deri në shtyllë, për t’iu kthyer sulmuesit të Kaiserslauternit, i cili më pas shënoi me kokë.

Për ish- përfaqësuesin zviceran, ky ishte goli i dytë brenda katër ditësh, pas atij të realizuar ndaj Turqisë, në humbjen 1:6.

7 komente në “Kosova, e pafuqishme ndaj Senegalit”

  1. Realisti says:

    Si ekip lagjesh me duk. Nuk e di pse nuk luajn me naj San Marino apo Faroe Islands. Ajo eshte niveli i tyre i vertet(por nuk duan ta pranojne)

  2. paemer says:

    O gazetari sportiv benevreks i Temes. Pse nuk jepni lajme per Realin qe fitoi Ch. L apo je me Messi moqe kiun?

  3. Artani says:

    Mburremu me perfaqesusen tone,eshte vetem ndeshja e tret kshtu qe edhe kombetaret ma te forta boterore ne ndeshjet e para kan pas edhe rezultate edhe me te dobeta,talente kemi vetem duhet te komponohemi dhe rezultatet do te vijn

  4. bledi says:

    Kombetarja shqiptare ka 100 vjet qe humbet dhe smerzitemi,,ju kerkoni qe ne 3 ndeshje kosova te beje mrekulline.

  5. Kosovar says:

    Shtate lojtaret me te mire te kombetares se kosoves nuk kane luajtur pasi kan qen te angazhuar ne klubet e tyre po ashtu edhe me Turqin kan munguar keta lojtare ndersa ishin prezente me Haitin ku edhe e pame kualitetin dhe cilsin e lojes.

  6. argenti says:

    o paemer o injorant

  7. zamo says:

    Ato që Kane bere komtaren e kosoves Jane perçares.
    nje komb nje komtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje