Reali, 65 milion euro dhe Moratan e Koentraon për Pol Pogba

27 Maj 2014, 15:36Sport TEMA

Real Madridi është gati të bëjë një ofertë të çmendur për mesfushorin e Juventusit, Pol Pogba.

Sipas gazetës “Sport”, Reali është gati që të ofrojë për Pogba 65 milionë euro, plus sulmuesin Alvaro Morata dhe mbrojtësin Fabio Koentrao.

Në rast se kjo marrëveshje realizohet, Pogba do të kthehej në futbollistin më të shtrenjtë në histori, duke qenë se vlera e kartonit të Moratas dhe Koentraos së bashku vlerësohet rreth 50 milion euro.

Sipas kësaj gazete, drejtues të Realit janë takuar me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola, me të cilin thuhet se kanë arrritur një marrëveshje.

Përveç kësaj, Reali ka futur në lojë edhe francezët që ka në përbërje, Zinedin Zidane, Rafael Varane dhe Karim Benzema, në mënyrë që të bindin Pol Pogba të transferohet në Madrid.

6 komente në “Reali, 65 milion euro dhe Moratan e Koentraon për Pol Pogba”

  1. kunati says:

    Gabim e kane.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po mire tani flitet per REALIN e QYTETIT te FRANKOS apo per ekipin e dikurshem te KOZMOSIT sepse nuk po arrij qe ta kuptoj .

  3. luka says:

    Kesaj i thone te hedhesh leket ne ere. Gjithsesi per juve mire eshte te marre gjithe ato leke.

  4. dafll says:

    Gjithe keto leke,jane leket e fukarenjve…..

  5. bush says:

    Si kaka do perfundoje dhe ky se nuk ka kellqe fare.

  6. Tom says:

    Eshte loje e agjentit te Pogbes per ti rritur rrogen apo per ta shitur diku shtrenjte.
    Reali te jape gjithe keto pare per ate dhe 2 lojtare?
    Eshte sajim.
    I pabesueshem dhe i kuptueshem pse behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje