Nevill: Tashmë kemi një yll

27 Maj 2014, 15:31Sport TEMA

Legjenda e Mançester Junaited, Geri Nevill, pret gjëra të mëdha nga Adnan Januzaj në sezonin e ardhshëm.

Ish-futbollisti anglez pret që talenti shqiptar të zhvillohet akoma më shumë në edicionin e ri.

Januzaj ishte mahnitës në sezonin e tij debutues, duke u shndërruar menjëherë në një lojtar të rëndësishëm në “Old Traford”.

“Mendoj se me shpërthimin e Januzajt, tashmë kemi një yll”, ka deklaruar Nevill.

19-vjçari me origjinë nga Kosova zgjodhi të përfaqësojë Belgjikën në nivel ndërkombëtar, duke injoruar kështu Shqipërinë.

Ai ka bërë debutimin e tij me Belgjikën mbrëmjen e djeshme, teksa është aktivizuar 45 minutat e dyta në miqësoren kundër Luksemburgut, e cila ka përfunduar me rezultatin 5-1 për belgët.

3 komente në “Nevill: Tashmë kemi një yll”

  1. bledi says:

    Boll se na cate trapin,januzaj nuk eshte talent shqiptare,,por talent belg.

  2. bush says:

    Mire e ka se dime te krenohemi me ata nuk jane se ata qe jane hajne buke me kos

  3. IMPACTi says:

    Patjeter, e udhehoqi MU drejt shkelqimit kete sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje