Di Maria: Për ne do ishte dështim nëse nuk e fitojmë Botërorin

28 Maj 2014, 15:29Sport TEMA

Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka thënë se gjithçka tjetër, përveç fitimit të Kupës së Botës, do të konsiderohej dështim për Argjentinën.

Hera e fundit kur Argjentina e ka fituar Kampionatin Botëror ka qenë në vitin 1986, ndërsa 26-vjeçari shpreson që kësaj radhe të triumfojnë në Brazil, raporton Telegraf.

“Nëse nuk e fitojmë Kampionatin Botëror, do të jetë një dështim. E gjithë bota do ta konsiderojë dështim nëse ne nuk e fitojmë Kupën e Botës.

Do të jenë shtatë ndeshje jashtëzakonisht të vështira. Duhet të japim maksimumin dhe gjithçka tjetër për të realizuar ëndrrën tonë.

Ne jemi të gatshëm të japim gjithçka dhe të vdesim në fushë me qëllim që të arrijmë në finale dhe të shpallemi kampionë”, ka deklaruar Di Maria.

2 komente në “Di Maria: Për ne do ishte dështim nëse nuk e fitojmë Botërorin”

  1. KOSOVO IS ALBANIA says:

    Mbaj radhen, ka Brazil,Gjermani,Spanje,Hollande,Itali,France pastaj vini ju

    1. tani says:

      shko mo pirdhu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje