Mesfushori shqiptar i Borusia Mynshengalabah, Granit Xhaka, është shumë pranë largimit nga klubi, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman.
21 vjeçari ka nënshkruar për ekipin gjerman në vitin 2010 dhe tashmë është bërë lojtar i rregullt në formacionin e trajnerit Lusien Favre.
Dhe pikërisht për këtë besohet se Interi po e kërkon shqiptarin, për të cilin sipas të gjitha gjasave zikaltërit do të bëjnë ofertë gjatë verës.
“Për momentin nuk ka ndonjë skenar ku do të shitet Graniti. Por, unë nuk mund të përjashtoj largimin e tij gjatë kësaj vere”, u shpreh drejtori sportiv i i ekipit gjerman.