Shaqiri “kërcënon” me largim nga Bajerni

29 Maj 2014, 14:46Sport TEMA

Xherdan Shaqiri le te hapur mundesine e largimit nga Bajerni i Mynihut, pasi gjate sezonit te fundit ka gjetur shume pak hapesira nen urdhrat e Pep Guardiolas. Mesfushori me origjine kosovare nuk i largon skuadrat angleze te interesuara per te, edhe pse kerkon te fitoje besimin e teknikut katalanas qe kete sezon e aktivizoi si titullar ne vetem 10 ndeshje ne kampionat:

“Eshte e qarte se nuk mund te vazhdoj keshtu, por kjo nuk ndryshon asgje. Do te punoj shume qe te ndryshoj shume gjera fillimisht te vetja ime. Dua te luaj ne ndeshje te rendesishme dhe jo thjesht ne kampionat. Thene me qarte, nuk dua te kaloj me nje sezon si ky qe sapo perfundoi”.

Ne vijim te intervistes, raporton Sport News, lojtari i kombetares zviceriane ia ben te qarte Pep Guardiolas se do ta kete shume te veshtire te marre nje vendim sezonin e ardhshem, pasi nese gjerat nuk ndryshojne, atehere largimi eshte i paevitueshem:

“Une dua te luaj sa me shume dhe Champions League, pasi eshte nje kompeticion ku nuk dua te mungoj. Do te shikojme se çfare do te ndodhe. Nese largohem nga Gjermania, do te pranoj oferta vetem nga klube qe nuk luajne ne Bundesliga dhe mbi te gjitha qe luftojne per kampionatin e vendit ku luajne”.

Xherdan Shaqiri ka nje kontrate qe e lidh me Bajerin e Mynihut deri ne vitin 2016.

4 komente në “Shaqiri “kërcënon” me largim nga Bajerni”

  1. debili i Temës says:

    Shaqiri “kërcenon” (?!) Bajernin…ha.ha,ha,ha…

  2. Halla e turkofagosit says:

    ShaLqiri kercenon Bajernin se do largohet dhe do leri bosh nje vend ne tribune gjate ndeshjeve te skuadres gjermane…ahahahahahha

  3. Tiku_Jr says:

    Shaqiri meriton te luaje e jo te ngrohi stolat e Mynihut.

  4. DinPaku says:

    Shaqiri nuk ka folur aspak keq. Shprehja “kercenon Bayern-in” nuk eshte e Shaqirit por e gazetarit qe ka bere shkrimin. Une nuk shikoj asgje te tepruar nga ato qe ka thene Shaqiri. Ne sezonin e fundit te Bundesliges ai ka mbajtur nje peshe te madhe dhe ka patur nje rol te rendesishem ne fitimin e titullit nga Bayerni. Indirekt ka kontribuar edhe ne ecurine e Bayernit deri ne gjysme-finale te Champions League, sepse I ka lehtesuar punen Guardioles per te mos I stermunduar lojtaret duke i aktivizuar me kohe te plote ne te dy kompeticionet, gje qe do te ishte shume e veshtire. Shaqiri eshte lojtar shume I mire, une e ndjek Bundesligen dhe per mua ai eshte futbollisti me I mire shqiptar deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje