Bekenbauer: Brazilin mund ta sfidojë vetëm Gjermania

28 Maj 2014, 15:34Sport TEMA

Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, e sheh Brazilin si favoritin kryesor për të fituar Kupën e Botës. 68-vjeçari i referohet edhe triumfit të “Selecaos” në Kupën e Konfederatave për të argumentuar mendimin e tij, por nga ana tjetër, sipas Sport News, ai beson se Gjermania mund t’i sfidojë 5 herë kampionët e Botës pikërisht në shtëpinë e tyre:

“E kam parë Brazilin të luajë shumë mirë gjatë Kupës së Konfederatave dhe mendoj se të njëjtën dëshirë do të shfaqë edhe në Botëror. Realisht Brazilin mund ta sfidojë vetëm Gjermania. E di që përfaqësueset që kanë ngritur larg trofeun në Kupën e Konfederatave nuk e kanë fituar në të njëjtën periudhë Botërorin. Gjithsesi, sido që të bëhen llogaritë brazilianët janë favoritë.”

Më pas “Kaizeri” i referohet historisë për të treguar se Gjermania vjen menjëherë pas Brazilit si favorite për ta fituar Botërorin:

“Historia e Kupës së Botës tregon që Brazili është ekipi më fitues, sepse e ka ngritur 5 herë trofeun, ndërsa ne gjermanët jemi të dytët, sepse kemi numrin më të madh të gjysmëfinale të luajtura. Kemi një ekip të madh me Shvainshtaiger, Ozil, Nojer, Gëtce apo Rojs. Thuajse të gjithë këta lojtarë janë produkt i akademive tona.”

Bekenbauer e ka fituar Botërorin si lojtar në vitin 1974 në Gjermani dhe si trajneri në Itali 1990, ku u hakmorr ndaj Argjeninës së Maradonës, e cila e kishte mposhtur në finalen e 1986.

16 komente në “Bekenbauer: Brazilin mund ta sfidojë vetëm Gjermania”

  1. Tironsi says:

    I a fut kot Kaizeri.Gjermania nuk besoj te arrij as ne gjysem – finale

  2. idealist says:

    Në vitin 1974, Gjermania, “ja vodhi” Botërorin, Hollandës së Kruif-it… me gjyqtarin…!

    1. kruyf says:

      Duket qe nuk e ke pare ate ndeshje.
      Puna ka qene krejt ndryshe: Arbitri u dha hollandezeve qe ne fillim te lojes nje avantazh te madh psikologjik, nje penallti, shume te diskutueshme, qe u dha hollandezeve te vetmin gol qe bene ne ate ndeshje.
      Pas penalltise gjermanet shenuan dy gola dhe ndeshja mbaroi 2 me nje per gjermanet.

  3. Wendy-B says:

    Brazili Fiton boterorin ?

  4. sazan says:

    Brazili ka mundesi mos te kaloj grupin

  5. AJ NEW YORK says:

    Idealist sa boteror ka fituar ajo hollanda ,, gjermanise Jane vjelle 2 boteror ne 1966 nga Anglia me golin fantazem edhe ne 2002 nga brazili,, goli I par ishte fall ,, por mos u merzisni ky esht viti I gjermanise

    1. tobi says:

      Gjermania e 2002-it ishte cope cope edhe finalen shume e kishte.
      Skandali i atij boterori ishte ecuria e Korese se Jugut e cila fale arbitrave arriti deri ne gjysme finale duke eleminuar Portugaline, Italine dhe Spanjen.
      Nje ndeshje me e shemtuar se tjetra.

  6. Klajdi says:

    Vjen nje kohe qe njeriu fillon dhe avash avash fillon degradimi mosha ben te veten personalisht jam tifoz i Gjermanise,por ne ka nje ekip qe Gjermanine e mund me fanele ky eshte padiskutim Brazili i pari dhe Italia e dyta.Ne nje boteror fati te jep nje dore ne objektivin final jane gjithe ato ekipe dhe eshte e pamundur qe te mos takohesh ne raundet e ndryshme me njeren nga keto shpresoj ne kete rast qe ti dali fjala Bekes.

  7. BERTO says:

    si gjithmone gjermania e BEKES niset fuqishem ne boterore,pastaj bien sikur i mbaron benzina.gjithcka mund te ndodhe,por jo qe gjermania te fitoi boterorin.ne 2006 e humbi ne shtepine e saj,ne 2010 shkaterruan argjentinen 4-0 ,ndersa me spanjen vinin ne fushe si pordha nen brekesh.boterin e fiton brazili ose argjentina.

  8. Mali says:

    Ruaju italis ti e le brazilin.

  9. Che'G says:

    O djema,ky eshte viti i Spanjes dhe e them me 80% mundesi Spanja shpallet per here te dy rradhazi kampione Bote!!E them kete duke pasur parasysh organiken qe ka edhe superioritetin qe ka krijuar ne 10 vitet e fundit ne nivel kulbesh edhe kombetareje,megjithese vete jam tifoz italian,spanjollet jane vertete te frikshem.

  10. Gjermania Superfuqi says:

    Keni kujdes me mjellin e Gjermanit, se me te nuk behet shaka….
    Gjermania KAMPIONE e BOTES!

  11. dafll says:

    Boterori do fitohet nga nje skuader amerikane por nga kush?Jane politikat e FIFA-s,ne Amerike fiton Amerika e ne Europe,Europa.Ka kohe qe behet kjo loje.Vetem nje here qe Brazili fitoi boterorin ne Suedi e pastaj hyri ligji ne fuqi.Jane shume boterore te dyshimte si ai i Spanjes 82,iFrances,Argjentines…..Edhe ne boterorin e USA kur dukej qe Italia ta perjashtonte kete ligj,Baxho e Barezi “humben” penalltite ne finalen me Brazilin.

  12. benbenedeti says:

    Ne boterorin 74 kohet e fundit doli se gjermanet perdornin substanca stimuluse.keshtu qe se kane fituar me merite.ok.dhe e di se ju vjen me plas ju po r brazili i europes esht holanda.tfala

  13. Gezimi says:

    Asnje nuk e permend Argjentinen, as Angline. Une per vehte u druhem shume ketyre dy ekipeve. Te shohim…..

  14. fieraku4u says:

    JA FUT PORDHES KOT KY GJERMANI…PER MUA KY BOTEROR ESHTE SHUME I BALANCUAR. KA SHUME SKUADRA QE PRETENDOJN.

    NUK MBETEN PAS SKUADRA SI ARGJENTINA, FRANCA, URUGUAJI, SPANJA, HOLLAND.

    MBAJ MEND PARA DISA MUAJESH NE NDESHJE MIQESORE FRANC VS HOLLAND.

    FRANCA E DOMINOJ KOMPLET LOJEN, DHE FITOJ 2-0 KUNDER HOLLANDES. E BERI HOLLANDED TE DUKEJ SKUADER SHUME E VOGEL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje