Ksavi: Mos harroni, ne shkatërruam Italinë

29 Maj 2014, 15:55Sport TEMA

Mesfushori i Spanjës, Ksavi Hernandez, ka hedhur poshtë kritikët, të cilët thonë se Spanja është e bezdisshme, duke thënë se ata shkatërruan Italinë dy vite më parë.

Mesfushori spanjoll thotë se nuk u kushton vëmendje atyre që nuk u pëlqen loja e Spanjës, raporton Telegraf.

“Eshtë e vërtetë se ne jemi kritikuar për lojën tonë në Euro 2012, por mos harroni se ai ekip i bezdisshëm shkatërroi Italinë në finale.

Italianët janë shumë më të mirë në mbrojtje. Ne i kemi mposhtur thellësisht. Kështu, ne nuk jemi aq të shqetësuar çfarë thonë njerëzit”, u shpreh Ksavi.

Reagimi i Ksavit vjen pas faktit se Spanja është kritikuar shpesh herë se bën një lojë të bezdisshme, duke mbajtur kontrollin e topit dhe duke mos shënuar shumë.

5 komente në “Ksavi: Mos harroni, ne shkatërruam Italinë”

  1. vlora.aj says:

    Ashtu po u vete dhe te barca mire shum. Po per brazilin vjet ke nonje llaf?.

  2. BERTO says:

    cfare te thote ky i gjori per brazilin vjet! brazili vjet i shkaterroi dhe i shpartalloi ne te gjitha drejtimet.

    1. vlora.aj says:

      Pse se kupton ironin seshte faji im.

  3. hashimi says:

    More lere se ça i bere Italis ti po ça do besh ne Brazil se nuk je ne forem dhe pastaj deshton po nuk qe ne forem

  4. Riva says:

    Mire o plako mire,por qe te fitosh boterorin duhet te mundesh kampionen ne fuqi dhe ne kete rast duhet te mundesh Spanjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje