Luis Suarez i hap rrugë transferimit në Madrid: Nuk i thuhet jo Realit

31 Maj 2014, 17:42Sport TEMA

Agjenti i Luis Suarez, ka goditur shpresat e Liverpulit për të mbajtur sulmuesin uruguajan, duke thënë se në rast se vjen një ofertë nga Real Madridi, do të jetë vështirë që lojtari i tij ta refuzojë.

27 vjeçari është lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi për këtë verë, por ka këmbëngulur se ai është i kënaqur në “Anfield”.

Suarez, i cili doli kryegolëashënues në Premier Ligë, me 31 gola, ka nënshkruar kontratë të re në dhjetor, por ai duket se vazhdon të preferojë Realin.

“Një vit më parë ai ka qenë shumë pranë largimit nga Liverpuli. Tani mendoj se është e vështirë, sepse ai është një ikonë, edhe pse ka klube që mund të ofrojnë shumë para.

Nëse vjen një ofertë e madhe nga Reali, do të ishte e vështirë të thoshte jo. Luis Suarez gjithmonë ka menduar të luajë në Spanjë”, ka thënë agjenti i sulmuesit për Cadena Ser.

 

1 komente në “Luis Suarez i hap rrugë transferimit në Madrid: Nuk i thuhet jo Realit”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse nuk e emertoni REALI i MADRI-KOZMO-KATRAHURES .
    Po natyrisht po te kesh lojtaret me te mire te Botes ne qarkullim dhe nje Ndyresire si PEREZI qe se ka per gje qe te jape premio tek Uefa fhe Fifa ,derisa blen Dengje me rrecka si BALE qe e vlerson 100 milion euro ,pavaresisht se ai luan tek REALI sikur te jete ne shkolle nate ,por jo tre dite ,por 2 dite ne jave ,do maresh edhe Trofeun e 11 ,12 e me radhe.
    Vetem Italo-Argjenrinasi ALFREDO DI STAFANO i dha 6 Kupa Kampionesh REALIT thelle ne vitet ’60 ,pastaj RRALI beri nje “PIT STOP 32 VJECAR derisa mori te tjere Ch-League .
    Po e pame Spanjen per keto 32 vjet qe kombetaren e kishte ndertuar mbi bazen e RRALIT qe nga PIRRI ,SENTILJANA ,AMANCIO ,ARKONADA , BUTRAGUENJO e ku di une qe nuk u be e gjallle qe prej 1964 derisa Kombetarja u ndertua me LOJTARE dhe FILOZOFI te BARCES ,derisa mori rresht 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupe Bote.
    Hidhe vallen rende -o ,Tope-madhi i Motres-O
    Prit ,Kunate ,mos u nxito , neser mbrema do ta shoh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje