Nga Ferri në Parajsë. Kjo është historia e sulmuesit shqiptar Edgar Çani, i cili ka fshirë gjithë zhgënjimet e një sezoni të dobët me një ndeshje dhe çfarë ndeshje, 90 minutëshin e fundit të sezonit të rregullt. Lojtari kuqezi që e nisi këtë sezon me Carpin u transferua në merkaton e Janarit te Bari ku u kthye në heroin e mbrëmjes së “San Nicolas” pasi shënoi dy golat që i hapën rrugën e fitores 4-1 ndaj Novarës skuadrës bardhëkuqe, e cila kualifikohet në fazën play-off për një biletë në Serie A. 50 mijë të pranishmit në stadium shpërthyen në ovacione kur shtatlarti shqiptar realizoi golin e parë dhe të barazimit të takimit, ndërsa stadiumi u ndez me rrjetën e dytë personale të sulmuesit që i hapi rrugën pokerit të golave.
Një qytet i tërë në festë falë ëndrrës që i dhuroi skuadrës puljeze lojtari i kombëtares shqiptare, i cili ka vuajtur gjatë gjithë sezonit për shkak të formës së dobët. Me hyrjen në lojë gjatë minutës së tetë të pjesës së dytë, Çani shfrytëzoi menjëherë kromimin e Sciaudones, ndërsa në minutën e 74 mjaftoi një prekje e lehtë nga ana e shqiptarit që ndeshja të merrte një tjetër drejtim. Bashkë me Barin, për një vend në Serie A do të luajnë edhe Latina, Cesena, Modena, Crotone e Spezia.
bravo…..
Ketij djali i duhet vetem, besim, qetesi dhe perulje profesionale.Menyra e levizjes dhe finalizimit eshte e njejte me Bobo Vierin.
Suksese.
WOW ! Bravo Cani ! –Qenka kthyer ne forme te shkelqyer
emo mja tani ci kini keto me bobo vierin hahahahah…o demokrat a e di sa gola ka bere ky vieri tend per 6 muaj ???ok ta them une 3
merr cikalleshin de biazi ne kombetare nuk kapi nje top me kembe,