Lacio e Borusia në garë për Shkëlzen Gashin

3 Qershor 2014, 15:05Sport TEMA

Një tjetër shqiptar në rrjetën e Lacios. Pas Ilir Azemit, drejtori sportiv, Igli Tare hedh sytë nga mesfushori kuqezi Shkelzen Gashi. 26-vjeçari i Grasshopers, që mbylli një sezon të çmendur te skuadra zvicerane, ka rënë në sy të drejtuesve bardhekaltër, të cilët janë vënë në lëvizje për të bërë ndryshime radikale në të gjitha repartet e skuadrës pas një sezoni të dobët.

Sipas faqes së specializuar “LaLaziosiamonoi.it”, Gashi konsiderohet një lojtar i vlefshëm, duke parë edhe aftësinë e tij për të zhvilluar një lojë sulmuese, raporton Sport News.

Gashi aktivizohet në radhët e Grasshoppers që prej dy sezonesh dhe nuk ka provuar asnjë eksperiencë jashtë Zvicrës.

Sipas faqes në fjalë, në gjurmët e tij është edhe skuadra gjermane e Borusia Mynshenglabah.

Kontrata e Gashit me ekipin nga Zyrihu skadon në vitin 2015 dhe me shumë mundësi, Grasshopers mund ta lërë të lirë për të mos e humbur sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Gjatë këtij sezoni, Gashi ka shënuar 19 gola me ekipin zviceran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje