Çesk Fabregas, shumë pranë Çelsit

2 Qershor 2014, 16:03Sport TEMA

Çesk Fabregas me shumë mundësi do të rikthehet në Londër.

Por, këtë radhë jo për të luajtur për Arsenalin.

“El Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori spanjoll ka arritur një marrëveshje me Çelsin dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do të luajë nën urdhërat e Hoze Murinjos.

Fabregas ka dalë jashtë planeve të Barcelonës dhe për këtë arsye klubi katalanas ka vendosur ta shesë atë.

Duket se tashmë marrëveshja me Çelsin është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Fabregas është rritur në akedeminë e Barcelonës, por në vitin 2003 shkoi tek Arsenali.

Pas shpërthimit tek “Topçintë”, ai u rikthye tek Barcelona në vitin 2011.

Por, i mbyllur nga treshja Buskets-Ksavi-Iniesta, ai nuk arriti kurrë që të bëhet titullar i padiskutueshëm.

Për këtë arsye, shumë herë Fabregas u përdor si mesfushor i avancuar.

Megjithatë, Çesk nuk u paraqit asnjëherë si lojtar i rëndësishëm për ekipin.

Për më tepër që ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri, Luis Enrike.

Për të kishin shfaqur interes të fortë edhe Mançester Junaited e Siti, por edhe vetë Arsenali.

Por, duket se tashmë ai ka përfunduar tek Çelsi, ku do të zëvendësojë legjendën e bluve, Frenk Lampard, i cili me shumë mundësi do të transferohet në SHBA.

 

1 komente në “Çesk Fabregas, shumë pranë Çelsit”

  1. ajax says:

    Ky tipi qe do bente hajer me Pancerat
    Refuzoi kombëtaren, Gjermania nuk e përfill Mustafin – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=61913&k=71#sthash.CDyVfoPL.dpuf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje