FederBet konfirmon trukimet në Superiore (vetëm FSHF nuk di gjë)

3 Qershor 2014, 17:07Sport TEMA

Kastrioti – Tirana 2-3 dhe Lushnja – Teuta 0-2, dy sfidat e luajtura në kuadër të javës së 30 të Kategorisë Superiore, kanë qenë të trukurara. Ky është përfundimi i kompanisë së specializuar kundër trukimeve FederBet, e cila i ka dërguar një raport të hollësishëm Parlamentit Europian, me një listë të gjatë të ndeshjeve të dyshuara si të manimpuluara, ku bëjnë pjesë e disa takime të kampionatit shqiptar, raporton Sport News.

Janë gjithsej 460 ndeshje të dyshuara, ndërsa për 110 prej tyre ka prova se janë të trukuara. Që me 1 maj, FederBet ka raportuar se për futbollin shqiptar 30 prilli ishte një ditë e zezë, duke iu referuar analizës së specialistëve të saj për ndeshjet e javës së 30. Një tjetër sfidë e dyshuar si e trukuar, ku është përfshirë një tjetër skuarë shqiptare, është miqësorja mes Friburgut dhe Laçit në muajin janar dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të gjermanëve.

FederBet është një komopani serioze, e cila ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FIFA-n, Federatën Spnajolle të Futbollit, si dhe me disa klube të rëndësishme europiane për evidentimin e sfidave të dyshuara si të trukuara.

2 komente në “FederBet konfirmon trukimet në Superiore (vetëm FSHF nuk di gjë)”

  1. Bastexhiu says:

    Mos na thoni ? Ketu ka çdo jave te pakten 1-2 ndeshje me rezultat te paracaktuar, jo na beni llafe per 2!
    Lek qe futet eshte ne fund te fundit.

  2. bruno says:

    u be kaq vite qe flitet per trukime ndeshjesh por ne fund vetem heshtet asnjeher nuk vertetohen vetem llafe dhe llafe si nka fifa,uefa dhe tek kjo jona fshf,jane keto organizma te koruptuara pa korruptonen skuadra,lojtar apo gjygjtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje