Lionel Mesi ka pranuar se është ndier i lënduar nga kritikat në të kaluarën, rreth mospërkushtimit të tij me Argjentinën.
Ylli i Barcelonës ka qenë i jashtëzakonshëm me klubin, duke fituar gjithçka që mund të fitohet, mirëpo asnjëherë nuk e ka treguar veten me përfaqësuesen e tij, raporton Telegraf.
“Të gjitha komentet i kam kuptuar se nuk kam shfaqur dëshirë për të luajtur me ekipin kombëtar, se nuk kam kënduar himnin, se nuk kam ndjenjë për fanellën.
Kjo dhemb, pasi vjen nga vendi im dhe shumë njerëz më kanë sulmuar pa të drejtë.
Argjentina është vendi im, familja ime, mënyra ime e shprehjes. Do t’i jepja të gjitha rekordet e mia për t’i bërë të lumtur bashkëvendësit e mi”, ka deklaruar Mesi për Marca.