Teksa ende dhembin humbjet minimale në dy miqësoret e fundit, për kombëtaren Shqiptare vjen një lajm i mirë. Kuqezinjtë tanë kanë fituar 4 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor, duke u ngjitur në vendin e 66.
Edhe pse në ditën e fundit të muajit maj jemi mundur nga Rumania, skuadra e drejtuar nga De Biazi ka bërë hapa përpara në klasifikimin botëror, ku me 495 pikë, raporton Sport News, lë prapa kombëtare si ajo e Polonisë apo Irlandës. Përpara në klasifikim janë Afrika e Jugut, por edhe Australia, skuadër pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Brazilit. Në vigjilje të kompeticionit më të rëndësishëm ka lëvizje edhe në 10 vendet e para.
Spanja dhe Gjermania ruajnë pozicionet e tyre në krye, teksa podiumin e plotëson Brazili, që zbret në vendin e 4 Portugalinë. Ngritje kanë pësuar edhe Argjentina me Zvicrën, që ngjisin nga dy shkallë, për t’u klasifikuar në vendin e 5 dhe të 6. Hapa të rëndëishme për të dyja këto kombëtare, që në vigjilje të Kampionatit Botëror vlejnë më shumë në aspektin psikologjik.
Përsa i përket skuadrave pretendente për të fituar trofeun në Brazil si Italia dhe Anglia, situata është e mirë. Të kaltërit ruajnë vendin e 9, ndërsa anglezët hyjnë në 10 më të mirat, me vendin e fundit në dispozicion.
Disi larg janë Holanda dhe Franca, dy pretendentë të tjerë të këtij turneu, duke u renditur respektivisht në vendin e 15dhe të 17.
Zvicra e Shqipeve ne vend te 6 . Ah sikur ne Shqiperi te funksiononte Federata …sot do ishim ne Brazil .
Duka e ka mbushur kombetaren me Kosovar sepse me ata ben pazare. Dje vetem Shqiptaret luajten me shpirt. Hysaj, Cikalleshi, dhe Vajushi.
Se kuptoj dot!!!!!
Mundemi kaq keq,me loje dhe me rezultat dhe themi pa pike turpi dhe me gojen plot qe kombetarja ngjiti 4 pozicione ne klasifikimin e pergjithshem te FIFA-s!
Dhe kujt i hyjne ne pune keto mut statistka ,pa vlere?
Kemi nje jete te tere qe themi do kualifikohemi ketu dhe aty,dhe ne fund nje mut i madh!
Kjo kombetare eshte me e qelbeta e 30 viteve te fundit. Ne 2 ndeshjet e fundit miqesore nuk kemi bere nje sulm te vetem. Nuk dime te pasojme,nuk dime te mbrojme,nuk dime te gjuajme goditje kendi. Duka ka arritur te shkaterroje jo vetem kampionatin por edhe kombetaren.
Duka me profesion manaxher solli disa ide te reja ne menyren sesi funksiononte FSHF ne krahsaim me cberi ai ne mandatin e pare.
Kjo eshte per tu lavderuar
Solli emra te medhenj te futbollit edhe boteror per te drejtuar Shqiperine, Brigel Dosena Baric etj.
Kjo i ka dhene nje vlere tjeter kombetares tone por edhe nbjohjes se shqiperise ne aren nderkombetare
Por si gjithe te tjeret edhe Dukes filloj ti celbej uji u bene shume mandate mendje edhe nga ata te fituar pa konkurrent dhe kjo tregon paster qe kjo pune paska edhe perfitime por kostoja per to eshte e larte
Eshte e vertete qe kampionati shqiptare ka marre fund president qe e kane bere biznes duke shitur e blere ndeshje
Kombetarja po eshte ne nje situate te veshtire sepse nuk ka furnizim
Ekipet zinxhir kane marre arratine neper fusha qe nuk ju dihet destinacioni
Ska baze materiale ska fusha ska akademi sporti e ndaj dhe futbolli yne aq sport i shtrjte per te gjithe ne do nje strategji te re e me pasdiskutim kete nuk e ben dot Duka me!
Duhet qe FSHS te mos drejtohet si AiBA duhet te funksionoje si nje institucion qe merret me politikat sportive e jo me ndarje vendesh ne stadium
Mire te tjeret po ate dosenen perse na e kujton !?
Ky De Biazi eshte qefli pozicionesh dhe fitoresh ne miqsore . Nuk kuptohet ku e ka hallin FSHF qe mban kete trajner sharlatan dhe tekanjoz me lojtaret .