Pas Lacios, edhe Torino në gjurmët e Elseid Hysaj

4 Qershor 2014, 14:54Sport TEMA

Pas Migjen Bashës, Torino hedh sytë edhe nga Elseid Hysaj.

Sipas mediave italiane, klubi granata interesohet për lojtarin shqiptar, i cili pëlqehet shumë nga stafi drejtues i skuadrës, raporton Sport News.

Ndërkohë, mbrojtësi përgënjeshtroi zërat për një interesim të Lacios për të, edhe pse Igli Tare këmbëngul që prej vitit të shkuar për ta transferuar atë në Romë.

Ai deklaroi se nuk ka patur asnjë kontakt me bardhekaltërit.

Gjithsesi, Hysaj shtoi se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por do t’i pëlqente një kalim në Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje