Menaxheri i Çelsit, Hoze Murinjo, ka bërë disa parashikime të Kampionatit Botëror, por këtë radhë me humor.
“Nuk po përpiqemi të parashikojmë, po argëtohemi… Duhet të bëjmë që diçka e krisur të ndodhë”, është shprehur ai.
Kështu, 51-vjeçari parashikoi se Anglia do të mundë Brazilin në çerekfinale, më pas caktoi një përballje mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit (Portugali vs. Argjentinë) dhe natyrisht zgjodhi fituese kombëtaren e tij.
Në gjysmëfinale kualifikoi Anglinë, Gjermaninë, Italinë dhe Portugalinë (të gjitha përfaqësuese evropiane) dhe në finale nxorri Anglinë ndaj Portugalisë, raporton Telegraf.
“Njerëzit do të thonë se jam i mençur. Sepse e bëj këtë që Portugalia me Anglinë të luajnë në finale, në mënyrë që të punoj i qetë në Angli dhe të jem i qetë kur të shkoj në Portugali”, ka theksuar trajneri.
Më tej, Murinjo ka thënë se kampioni do të vendoset me penallti. Por, duke marrë parasysh se edhe Anglia, edhe Portugalia kanë humbur shpesh me penallti, ai ka sugjeruar që fituesi të zgjidhej me hedhjen e monedhës.
Përtej shakasë, një ditë më parë ai tha se Italia është një nga kandidatët potencial për të shkuar në finalen e Botërorit dhe për ta fituar atë madje.
motra jote me ty ne finale zagar
Mourinjo eshte portugez dhe deshira e tij e perhershme eshte te punoje trajner ne kampionatin anglez.Kjo eshte e vetmja arsye qe flet keshtu.
E tha vete kete qe thua ti ai. Eshte pak me ps se ty
Cfare ti thuash me shume ketij PSIKOPATI deri ne kufijte e te PA-IMAGJNUESHMES .
Boterorin e mer BRAZILI sepse jane disa arsye dhe BALTA-BLATER ja ka shitur KUPEN BRAZILIT .
Nuk mundem ta parashikoj finalisten sfidante te BRAZILIT .
RONALDA ?????!!! ah ..trazovacja xheliste ,nuk ka shance dhe kurre nuk do te kete shance kjo grindavece qe te shkoje ne katershe .
Në finale del Greqia me Brazilin dhe fiton Brazilli…!!!
Duke humbur vlerat si trajner cilesor,ka zgjedhur te behet fallxhor !
finalja Germany-Brazil http://bit.ly/1c32zIE
Na eshte bere edhe ky bolja si kac Islami nje plus dy tre plus nje, por zgjedhjet i humbi