Tare në Budapest, misioni: Hysaj dhe Shkëlzen Gashi

6 Qershor 2014, 14:46Sport TEMA

Shkëlzen Gashi, Elseid Hysaj dhe kapiteni i Hungarisë, Balash Dxhuxhak, kanë qenë tre më të vëzhguarit në takimin e së mërkurës në Budapest.

Të paktën sipas mediave italiane, shumë menaxherë kanë qenë në këtë ndeshje për të ndjekur këta lojtarë. Ndër ta edhe drejtori i Lacios, Igli Tar, raporton Panorama Sporte. Ky i fundit mësohet se ka zënë nj vend në tribunën e stadiumit “Ferenc Pushkash”, duke mbajtur shënime në lidhje me performancën e të tre futbollistëve. “Hysaj, shpejtësi dhe inteligjencë. Në anë të tij as Stieber dhe as Dxhuxhak nuk arritën të kalojnë asnjëherë. I aftë të zgjidhë të gjitha problematikat në zonën e tij, teksa nuk i mungon as repertori. Gashi është ndër të vetmit që detyron portierin vendës që të trembet disi. Ka shpejtësi në veprime dhe luan mirë me topin. Është i zhdërvjelltë dhe hyn menjëherë në driblim me kundërshtarin. Lacios do t’i bënin shumë punë”, shkruante dje uebsajti “lazionews.eu”.

Kujtojmë që Hysaj ndiqet që verën e shkuar nga Lacio, por akordi nuk u arrit, pasi Empoli kërkoi 3 milionë euro për kartonin e tij, teksa Lacio dha vetëm 1.8. Seria e bisedimeve vijon këtë vit, por me gjasa Empoli do kërkojë të njëjtën shifër, mos më shumë, duke qenë se është pjesë e Serisë A. Ndërsa Gashi është ndjekur edhe javë më parë nga Tere, madje deri në Zvicër, në ndeshjen me Grasshopersin. Por duhet thënë se Gashi është edhe në orbitën e gjermanëve të Borusia Mynshegladbah, si dhe të italianëve të Torinos. Ai ka një kontratë deri në fund të edicionit tjetër me klubin zviceran, ndaj ose do të largohet këtë verë, ose do duhet ta rinovojë kontratën, pasi në të kundërt ikën me parametër zero.

 

3 komente në “Tare në Budapest, misioni: Hysaj dhe Shkëlzen Gashi”

  1. Raimond Vlonjati says:

    Hajde o Tare ne krye te FSHF-se , se na mbyten budallenjte aty ne FSHF

    1. Agron says:

      Pse te vije Tarja qe ta mbysin budallenjte dhe te mos i lene llaf pa thene, ashtu sic e kemi zakon ne Shqiptaret? Mos hajde o Igli dhe rri aty ku te vleresojne se ne vendin e shqipeve akoma nuk vleresohet profesionisti dhe i afti.

  2. egi says:

    Tare na duhet trajner kombetarje se ky italiani nuk po ben gje: http://bit.ly/1io2fYb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje