10 fakte të çuditshme për Botërorin

6 Qershor 2014, 15:35Sport TEMA

Historia e futbollit është e mbushur me fakte nga më të çuditshmet dhe meqënëse jemi në prag të Botërorit, po ju propozojmë ato më interesantet, duke nisur nga numri 10, ku gjejmë Sep Blater, i cili dikur, besojeni apo jo, ka qenë president i shoqatës kundër heqjeve të lingeries nga çorapet e veshjes së getave të gjata.

Në vendin e nëntë gjejmë heroizmin e ish- presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Otorino Barasi, që gjatë Luftës së Dytë Botërore e fshehu Kupën e Botës poshtë shtratit të tij, duke mos dashur që ajo të vidhej nga nazistët.

Në vendin e tetë kemi luksin e shfrenuar të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë Botërorit Itali 1990. Çdo futbollist i tyre që do të shënonte në Kupën e Botës do të fitonte një Roll Royce, por dhe vjedhjen spektakolare që lojtarët e Zaires provuan t’i bënin autobusit që përdornin për lëvizjet e tyre në turne, duke dashur ta marrin atë me vete në Afrikë.

Ndërkohë, vendi i shtatë mbahet nga urdhëri i gjyqtarit të finales së vitit 1930, i cili i kërkoi policisë të kontrollonte 60.000 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Forcat e rendit gjetën plot 1600 pistoleta të fshehura mes turmës, raporton Sport News.

Botërori i 1950 është i vetmi që nuk pati një finale të vërtetë.

Me dhjetëra brazilianë kryen vetëvrasje pas humbjes me Uruguajin në “Marakana”.

Kalojmë në vendin e pestë, ku mësojmë se djali i Sadam Husein, Udaj, torturoi skuadrën irakene, pasi kjo e fundit nuk mundi të kualifikohej në Botëror.

Në vendin e katërt gjejmë vrasjen e Andres Eskobar në 1994, pasi ky i fundit shënoi një autogol në portën e tij në ndeshjen me SHBA, të humbur 2-0 nga Kolumbia.

Në vendin e tretë është Katari, që po shpenzon 220 miliard dollarë për të mirëpritur Kupën e Botës në vitin 2022, katër herë më shumë se paratë e shpenzuara për organzimin e pesë Botërorëve të fundit të marrë të gjithë së bashku. Një shumë që kalon dhe buxhetin vjetor të Portugalisë, që është ekonomia e 48 në renditjen botërore.

Në vendin e dytë kemi tifozët koreano-veriorë, të cilët në vitin 2010, të pranishëm në Botëror, kishin marrë leksione nga një kompozitor për të realizuar një duartrokitje sa më të zhurmshme. Trajneri pretendoi se gjatë ndeshjes, Kim Jong il e këshillonte atë nëpërmjet një celulari të padukshëm, që ishte shpikur po prej tij.

Dhe në vendin e parë, gjejmë takimin e vitit 1969 mes Salvadorit dhe Hondurasit, që u bë shkak për nisjen e asaj që njihet si lufta e 100 orëve mes dy vendeve, e cila shkaktoi 2 mijë viktima dhe 100 mijë refugjatë.

 

 

2 komente në “10 fakte të çuditshme për Botërorin”

  1. Pelasgian says:

    Cne qe nuk flitet per ndeshjen Turkey vs Gayreece 1974 battlefield of Cyprus ? Turkothithesit i ka ngel hatri prandaj s’po komenton me .

  2. egi says:

    djali i Sadamit torturon skuadren e tij pse nuk u kualifikua, sa te papare : http://bit.ly/1io2fYb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje