Turqit marrin në administrim Flamurtarin, kërkohet Curri e Çani

9 Qershor 2014, 15:11Sport TEMA

Kompanitë turke TRK dhe Atlas Jet, kanë arritur më në fund marrëveshjen me Bashkinë e Vlorës për marrjen në administrim të Flamurtarit.

Duke qenë se procedura e privatizimit të klubit kërkon një kohë relativisht të gjatë, ekspertët ligjorë të bashkisë bregdetare kanë gjetur rrugën ligjorë që sponsorët turq të jenë administratorë të skuadrës deri në momentin e privatizimit.

Drejtori teknik i kuqezinjve Ardi Behari shpjegoi për Sport News se TRK dhe Atlas Jet gjatë kësaj periudhe përveçse do të garantojnë financat, do të kenë fuqi të plota vendimmarrjeje në skuadër, por kjo nuk do të thotë se do të jenë të avantazhuar në momentin e privatizimit të klubit.

Kur të zhvillohet ankandi, sponsorët aktualë do të futen në garë si çdo kompani tjetër që do të jetë e interesuar për të blerë aksionet e Flamurtarit. Kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të qytetit të Vlorës, e cila është parashikuar të mbahet më 12 qershor. Tashmë në kampin vlonjat mund të marrin frymë lirisht, ndërsa në radhët e tifozëve kuqezi rritet optimizmi për të ardhmen, pasi Flamurtari pritet të jetë një nga superfuqitë e futbollit shqiptar vitet e ardhshme.

Kjo marrëveshje me sponsorët turq përket me startin e përgatitjeve për aventurën europiane, ku Flamurtari rikthehet pas një viti mungesë.

Curri dhe Çani, dëshirat e Flamurtarit

Flamurtari është i interesuar për të afruar lojtarë të Kombëtares shqiptare. Nga sa mësohet, është vetë donatori Sinan Idrizi, ai që ka shfaqur pëlqimin e tij për disa nga kuqezinjtë, të cilët mund të joshen për të vazhduar karrierën në Vlorë.

Pas konsultimeve me drejtorin teknik, Ardi Behari, si dhe trajnerin Ernest Gjoka, në klubin kuqezi kanë nisur negociatat me disa emra të njohur. Synimi është i qartë: kërkohet të ndërtohet një ekip sa më i fortë, me qëllim që të fitohet titulli kampion në sezonin e ri, por edhe për një paraqitje sa më dinjitoze në Kupat e Europës.

Me financa të garantuara, donatorët turq e shprehën hapur se si objektiv të vetëm kanë titullin dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen në lëvizje për të afruar sa më shumë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë te Flamurtari. Momentalisht janë disa emra që qarkullojnë në ambientet e klubit vlonjat si të mundshëm për t’u afruar.

Burime të sigurta në klub treguan dje për “Panorama Sport” se lojtarë si Edgar Çani, Admir Teli, Debatik Curri, Odise Roshi dhe Sabjen Lilaj synohen të joshen nga drejtuesit. Madje, mësohet se me disa prej tyre kanë nisur negociatat. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe Xhevahir Sukaj, që sulmues që është grumbulluar më parë me përfaqësuesen, ndërsa është afirmuar te Kombëtarja U-21. Në planet e klubit janë edhe emra të kampionatit shqiptar si Mario Morina e Erjon Vucaj, por dëshira është një goditje “big”. Mësohet se ata që kanë më shumë shanse për të kaluar te Flamurtari janë Debatik Curri dhe Sabjen Lilaj. Gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt, pasi të gjithë lojtarët që kërkon klubi vlonjat kanë plane të tjera për karrierën, sepse duan të vazhdojnë karrierën jashtë Shqipërisë. Të pyetur për këta emra që po qarkullojnë në klubin vlonjat, drejtuesit as nuk pohojnë, por as nuk i mohojnë. Gjithsesi, ata e shprehin hapur dëshirën për të pasur lojtarë të Kombëtares.

12 komente në “Turqit marrin në administrim Flamurtarin, kërkohet Curri e Çani”

  1. tourkofagos says:

    Flamurtari ishte ne duar te turkoshqipfolesve,kshq nuk eshte ndonje cudi kalimi ne duaret e turk.original te Instamboulit………pune korrakesh!

    1. Pelasgian says:

      Obobobo oh nene ooooh nene …..erdhen lugeterit …un mendoja se do i binin na athinaqis por ata me erdhen ne pragun e shtepise hahahahahahahahahaha te prsh me kengen :Vish fustanin me toga hajde dhe moj greke ja e vish fustanin me toga hajde dhe moj greke jaasaaaaaaasha hahahahahahahahahahahah

      1. robert says:

        Ik ore aguridhe se qelbe dynjan me fjalorin bastard turk!!

  2. Arben says:

    PERPARA FLAMURTARI SI NE KOHET E VJETRA

  3. toni fr says:

    O burra plasi leku ne vlore ,

  4. Salaudini says:

    Plasi Turku Jo leku

  5. Meleqja says:

    Hajde mbaji tani vlonjarraket

  6. Uji i ftohte says:

    Vlore o qytet i shemtuar priti turqit e bekuar,…A per kete luftuan Skenderbeu,Ismail Qemali,Isa Boletini,…Berisha,Thaci dhe Rama i kane vellezer,fundja ky popull nuk meriton ndryshe.

    1. Argita_B says:

      Shume e sakte. Ekipi i Flamurtarit ben pjese ne historine e qytetit te Vlores, eshte formuar nga vlonjate, eshte ndertuar nga vlonjatet dhe kane qene po ata qe bene te shumedashur per tifozet vlonjate. Sot kjo histori po privatizohet te turqit!!!
      Nje klub futbolli, menyra me e mire per tu drejtuar eshte ajo spanjolle apo portugeze ku klubet jane prone e sociove. Pra nese privatizohet le te fusin ne kapital te gjithe tifozet e Vlores dhe te jene ata qe zgjdhin presidentin, administratorin. Nese klubi behet prone e tifozeve te tij, atehere dhe tifozet jane me te implikuar ne jeten e klubit.

      1. TIRONA says:

        Ej cpo ja fusni kot ju tani !!! Jo pse e mori turku , jo pse e mmori gjermoni. Sot ekipet me te famshme te botes po i morin soj e soj rracash e spo cuditen lordet e duket anglez po na cuditeni ju! Hajde made in albania hajde. Shume mire bone qe e moren dhe ta ngrejne aty ku e ka venin se eshte per te miren e futbollit shqiptar. Rritet konkurenca ne kampionat rritet niveli pagave etj. Suksese flamurtari

  7. Une says:

    Vemendje,per restorantet.Shkoni ne Rrogozhine per menu,hiqeni ate qe keni.Apo mesohen dhe keta si kinezet me mishin e cingjit.Vlonjatet do te paguajne bileta me te lira Urrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrra.

  8. kapterr nishani says:

    ai qe thote pune korrakesh asht nje uturak greku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje