Real Madridi ka caktuar çmimin për mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria.
“L’Equipe” raporton se “Mbretërit” do të dëgjojnë vetëm ofertat që janë mbi 50 milionë euro për 26-vjeçarin.
Di Maria po kalon në formë të shkëlqyer, mirëpo ai nuk është kënaqur me trajtimin që i bëhet te klubi, pasi nuk vlerësohet sa meriton.
Mançester Junaited dhe Arsenali janë klubet më të interesuara për shërbimet e tij.
Di Maria kaloi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2010 nga Benfika.
Lojtar me shpirt sportiv dhe luftarak. Per mua kushton me shume, krahasuar me blerje te tjera…
sa eshte 50 ml e??, ok, me bej 2 cope!
Krahasuar me Bale (100 milionë Euro), Di Maria kushton 99 milionë Euro, pra praktikisht duhet të kishin të njëjtin çmim. Eshtë lojtar fantastik. Në këtë prizëm CR7 duhet të kushtojë 150 milionë Euro, ndërsa Messi 180 milionë Euro.
Çmimet në komentin e mësipërm janë sepse futbolli është kthyer në biznes. Për bukuri loje, duke lënë mënjanë biznesin, do ti rendisja kështu: Messi 15 Milionë Euro, CR7 13.5 milionë Euro, Bale 8 milionë dhe Di Maria po 8 milionë Euro.