Aktualisht i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, mesfushori i talentuar shqiptar Ergys Kaçe ka kthyer mbrapsht interesimin e Beshiktas ndaj, tij duke preferuar ekipin grek PAOK.
Lojtari 20-vjeçar i qëndron besnik kështu ekipit grek, edhe pse Beshiktas i ofronte PAOK-ut të paktën 2 milion euro për kartonin e tij, raporton Sport News.
Kjo, edhe pse ai është në vitin e fundit të kontratës.
Duke parë këtë situatë, drejtuesit e shoqërisë ose do të shtyjnë lojtarin drejt rinovimit, ose nëse nuk e shesin mund ta humbasin me parametër zero sezonin e ardhshëm.