Orakulli Nate Silver: Brazili, 45% shanse për fitimin e Botërorit. Italia, vetëm 1%

10 Qershor 2014, 14:30Sport TEMA

Hapni veshët njerëz, sepse kur Nate Silver flet, çdo fjalë e tij duhet mbajtur shënim. Në Europë ndoshta shumë pak e njohin, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai njihet si guruja i statistikave, njeriu i parashikimeve mes dy botëve që pak lidhje kanë me njëra-tjetrën, sportit e politikës.

Kulmin e famës Silver e arriti në zgjedhjet presidenciale në Amerikë të vitit 2008, kur me saktësi parashikoi fituesin në 49 nga 50 shtete dhe në të njëjtin vit gjeti edhe fituesit për vendet në senat. Po kështu, profeti me kravatë ka impresionuar edhe me parashikime të tjera në basketbollin amerikan, prandaj jo më kot, njerëzit e basteve sidomos, duhet t’i marrin seriozisht fjalët e tij.

Nate Silver është pyetur tashmë se çfarë mund të ndodhë në Kupën e Botës dhe lajmin më të mirë e ka për tifozët brazilianë.

Sipas përllogaritjeve të 36-vjeçarit, kombëtarja e Brazilit ka 45% shanse që të ngrejë lart trofeun më të madh në planet në finalen e 13 korrikut, pra më shumë se çdo skuadër tjetër, raporton Sport News. Spanja kampione në fuqi, e konsideruar nga shumë specialistë si njëra prej favoriteve, ndodhet mes të parëve, por në vendin e katërt me 8% mundësi, pas argjentinasve me 13% dhe gjermanëve me 11%.

Ka surprizuar Nate Silver me parashikimet, e ndoshta italianët janë duke e mallkuar në këto momente, pasi kombëtares së kaltër i ka dhënë më pak se 1% shanse për triumfin në Botëror, po aq sa Portugalia, Holanda e shumë ekipe të tjera. Anglezët ndodhen pak më lart në kuotën e 2%-it, ndërsa kombëtarja e Kilit, ashtu si Franca, ka 4% mundësi në rrugën e gjatë drejt suksesit në Brazil.

4 komente në “Orakulli Nate Silver: Brazili, 45% shanse për fitimin e Botërorit. Italia, vetëm 1%”

  1. ajaxs says:

    Kete parashikim per kampionatin boterore e bene me mire se ai çdo SHqiptare qe e njeh futbollin.

    1. elinor says:

      @ajaxs; natyrisht, ajo as qe diskutohet. Ne shqipove nuk na lejojne te parashikojme se atehere nuk ka ngelur gje tjeter vec te shkruhen rezultatet pa u luajtur ndeshjet. Ne jemi rraca me e zgjuar ne bote….kur te mos kete ngele rrace tjeter ne fytyre te Tokes!

  2. Asnjeanesi says:

    Italine , as ne Gjermani nuk e parashikoi ndokush se do te fitonte boterorin . Anglezet pak me lart se Italia …? Argjentina , qe ne ndeshje direkte e shpie Brazilin ne shtepi , ka vetem 13 per qind ? Gjermania qe eshte eliminuar gjithmone nga italianet , 11 per qind dhe Italia 1 per qind ? Po ike more Orakulli Silver bej kakan .

  3. O Gazetare te Temes, kush eshte Nate Silver? Pse nuk thoni per ne injorantet kush eshte ai? Me falni qe e kam copjuar nga anglishtja biografine e shkurtuar te z. Silver.

    Nathaniel Read “Nate” Silver (born January 13, 1978) is an American statistician and writer who analyzes baseball and elections. He is currently the editor-in-chief of ESPN’s FiveThirtyEight blog and a Special Correspondent for ABC News.
    Silver first gained public recognition for developing PECOTA, a system for forecasting the performance and career development of Major League Baseball players, which he sold to and then managed for Baseball Prospectus from 2003 to 2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje