Fatmire Bajramaj-Alushi ka ndërruar skuadër. Ajo nuk është më pjesë e skuadrës së Frankfurtit, pasi edhe zyrtarisht i është bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain. Ajo të martën është prezantuar me fanellën e klubit francez, duke konfirmuar se do ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin e Francës, raporton Tribuna.
Ajo nuk është kosovarja e vetme që është pjesë e PSG-së. Bajramaj-Alushi ka gjetur në skuadrën parisiene edhe kosovaren tjetër, Kosovare Asllanin.
Mesfushorja kosovare prej 11 vitesh vazhdon të përfaqësojë përfaqësuesen e Gjermanisë. Ajo luan për këtë kombëtare që prej vitit 2003, ku deri më 2006 ka qenë pjesë e grupmoshave U15, U16 dhe U17. Pastaj ajo iu bashkua Përfaqësueses ‘A’ të Gjermanisë, me të cilën ka shënuar 18 gola në 72 paraqitje zyrtare.