Milani e shkarkoi Sedorfin me … e-mail

11 Qershor 2014, 15:08Sport TEMA

Njoftimin se është shkarkuar nga posti i trajnerit të Milanit, Klarens Sedorf e mori nëpërmjet postës elektronike.

Gazzetta dello Sport raporton se tekniku holandez nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si ka vepruar klubi italian.

Ai madje ka vendosur të kërkojë kompensim, për shkak të këtij veprimi të drejtuesve të Milanit, raporton Telegraf.

Sedorf ka edhe dy vite kontratë me Milanin dhe është i vendosur të vazhdojë ta marrë pagën sipas kontratës.

38-vjeçari e përfundoi karrierën si futbollist para kohe që të merrte drejtimin e Milanit në muajin janar, mirëpo drejtuesit e klubit nuk e respektuan sa duhej.

Tashmë në vend të tij si trajneri i Milanit është emëruar Pipo Inzagi.

4 komente në “Milani e shkarkoi Sedorfin me … e-mail”

  1. xhezo gozhda says:

    Berluskoni eshte si Sala jone me lulin , mer trajner po formazionin do ta bej vete.

    1. durresi says:

      xhezo “PYKA”

      Ktu behet fjal per sport dhe jo per SALEN.

  2. Ngjela says:

    O xhezo skam cfar te them tjeter se gozhd e ke emrin gozhd je dhe vet

  3. Genci says:

    Veprimi me pa edukate qe mund te beje nje njeri eshte sjellja e Berluskonit ndaj nje njeriu qe e hoqi nga sporti dhe pastaj nuk kish sy e faqe ta takonte. Dava legenash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje